Drejtonte automjetin i dehur dhe pa patentë shoferi, privohet nga liria 41 vjeçari nga Shkupi

Në rrugën lokale Ilinden-Marinë mbrëmë nëpunës policorë të Njësitit Mobil për Sigurinë e Qarkullimit Rrugor pranë Sektorit për Çështje Rrugore e kanë privuar nga liria D.V. (41) nga Shkupi, i cili drejtonte automjetin me 2,13 promilë alkool në gjak dhe pa patentë shoferi.
“Gjatë kontrollit të realizuar është konstatuar se ai drejtonte automjetin e udhëtarëve “Opel”, me targa të Shkupit, nën ndikimin e alkoolit, me ç’rast i janë matur 2,13 promilë alkool në gjak, ndërsa automjetin e drejtonte edhe pa poseduar patentë shoferi. Për rastin është njoftuar prokurori publik, ndërsa automjeti është sekuestruar. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihen kallëzime përkatëse në bazë të nenit 297-a të Kodit Penal. Kontrollet e intensifikuara në komunikacion do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme”, njofotjnë nga MPB-ja.
Ministria e Punëve të Brendshme u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që t’i respektojnë rregullat dhe rregulloret rrugore, me çka së bashku do të kontribuojmë për rrugë më të sigurta



































