LAJMI I FUNDIT:

Përfaqësimi i grave në Kuvend, rritje pozitive

Përfaqësimi i grave në Kuvend, rritje pozitive
Foto: Ilustrim

Përfaqësimi i grave në Kuvendin e Republikës së Kosovës vlerësohet si rritje pozitive dhe kjo duhet të nxis harmonizimin e ligjit për barazi gjinore me ligjin bazik për zgjedhjet e përgjithshme.

Kështu thuhet në një njoftim për media nga Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari”.

Sipas njoftimit, legjislatura e VIII e Kuvendit të Kosovës do t’i ketë gjithsej 44 deputete gra.


“Ky është një sukses i veçantë i këtyre zgjedhjeve. Për më tepër, kur merret parasysh se 35 prej tyre janë zgjedhur pa ndihmën e kuotës gjinore. Kjo tregon për një fillim të emancipimit të votuesit kosovar në raport me përfaqësimin gjinor. Por më shumë tregon se performanca e grave deputete ka ndikuar në thyerjen e tabuve dhe paragjykimeve për pjesëmarrjen e grave në jetën publike, politike e shoqërore”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se megjithë suksesin në këto zgjedhje, pabarazia shoqërore me bazë gjininë vazhdon të jetë e madhe dhe e dëmshme.

“44 deputete prapë nuk mjaftojnë. Nëse e zbërthejmë në përqindje këto janë vetëm 36.66% e Kuvendit të Kosovës, që nënkupton se ende 63.34% e Kuvendit popullohet nga burrat. Ndërsa situata në jetën ekonomike e shoqërore në përgjithësi është shumë më e nderë”.

Ndërkaq, sipas Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari”, përpjekjet për barazi nuk përfundojnë pasi që barazia nuk mjaftohet me përmirësim të përfaqësimit.

“Por me sanim të aspekteve diskriminuese e shtypëse ndaj grave të inkorporuara në sistemin tone shoqëror e politik dhe në traditën tonë kulturore partiarkale. Por megjithatë barazia në institucione është një domosdoshmëri dhe pikënisje e mirë. Në këtë drejtim, kuota prej 30% ka treguar sukses të jashtëzakonshëm, që vërehet në secilin proces zgjedhor. E veçanërisht në këtë të 14 shkurtit 2021. Prandaj është e domosdoshme që Kuvendi i ri ta ketë prioritet ndryshimin e Ligjit bazik për Zgjedhjet e Përgjithshme, më saktësisht Nenin 27 të tij, për ta vënë atë në harmoni me Ligjin për Barazi Gjinore, për ta garantuar kështu përfaqësim të barabartë gjinore në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Kjo do të nënkuptonte ngritjen e kuotës në 50%, që do ta prodhonte një Kuvend me 60 deputete”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Ndërkaq, Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari” ka përshëndetur dhe mbështet nismën e Balkans Policy Research Group për arritjen e këtij ndryshimi dhe fton partitë politike që ta miratojnë këtë ndryshim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sveçla pas aksionit të Policisë në veri: Po zgjatet lista e kriminelëve të strehuar në Serbi

Sveçla pas aksionit të Policisë në veri: Po zgjatet lista e kriminelëve të strehuar në Serbi

Lajme
Buzhala paralajmëron padi për

Buzhala paralajmëron padi për "gurthyesin": Jam shty me Hashim Thaçin e jo me Xhelal Sveçlën

Lajme
Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Lajme
Tiranë: Vetura mbeti e bllokuar në trafik për shkak të protestës, qytetarja lind fëmijën në automjet

Tiranë: Vetura mbeti e bllokuar në trafik për shkak të protestës, qytetarja lind fëmijën në automjet

Lajme
'Subvencionet 1', dëshmitari: Kam mbajtë 1 vit burg me ju bo mirë hajnave të shtetit

'Subvencionet 1', dëshmitari: Kam mbajtë 1 vit burg me ju bo mirë hajnave të shtetit

Drejtësi
Profesori serb: Që nga viti 1997 erdha prap në Prishtinë, i kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet nga Serbia

Profesori serb: Që nga viti 1997 erdha prap në Prishtinë, i kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet nga Serbia

Lajme
Kalo në kategori