LAJMI I FUNDIT:

Përfaqësim i ulët i grave në Maqedoni në sektorin privat (Video)

Përfaqësim i ulët i grave në Maqedoni në sektorin privat (Video)

Sipas të dhënave të Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë, përqindja e përfaqësimit të grave në sektorin privat momentalisht arrin nga dy deri në dhjetë përqind, ndërkaq ato janë më së shumti të përfaqësuara në sektorin e shërbimeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas drejtorit operativ Aleksandar Zarkov, nëse vazhdon bashkëpunimi mes Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë, Agjencisë për Punësim dhe Shoqatës së Grave Afariste në Maqedoni, do të mund të rritet përqindja e përfaqësimit të grave në sektorin privat, njofton Tv Shenja.

Drejtoresha e Agjencisë për Punësim në Shkup, Sllobodanka Aleksovska, tha se masat për punësim të cilat agjencia ka filluar t’i zbatojë që nga viti 2007, kanë kujdes që gratë të përfaqësohen më së paku 30 përqind. Ajo tha se punësimi më i madh i grave përfaqësohet përmes masës për vetëpunësim me grant, vetëpunësim me kreditim si dhe trajnim tek ndonjë punëdhënës i njohur.

Nga ana tjetër kryetarja e Shoqatës së Grave Afariste të Maqedonisë, Valentina Disoska mes tjerash u përqendrua në përfaqësimin gjinor në sipërmarrësi.

Ajo shtoi se duhet në mënyrë aktive të punohet në përforcimin e sipërmarrësisë së grave përmes nismave të ndryshme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori