LAJMI I FUNDIT:

Perez vazhdon ta mbajë në radar Donnarumman

Perez vazhdon ta mbajë në radar Donnarumman
<> at Coverciano on October 4, 2017 in Florence, Italy.

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez nuk e ka ulur aspak interesimin e tij për portierin e talentuar të Milanit, Gianluigi Donnarumma.

Mbretërit janë në kërkim të një emri të madh për portën si zëvendësues të Keylor Navasit, por që duhet të jetë i ri për të blinduar këtë pozitë për shumë vite.

Portieri i Manchester Unitedit, David de Gea, ai i Chelseat, Thibaut Courtois dhe Kepa Azzirabalaga i Athletic Bilbaos, kanë qenë të dukshëm në shtyp, si nënshkrimet potenciale për Realin, por Florentino Perez ka një dëshirë të kamotshme.


Real Madridi hedh sytë nga portieri i Bilbaos
Lexo po ashtu Real Madridi hedh sytë nga portieri i Bilbaos

Sipas mediumit spanjoll Don Balon, adoleshenti italian i Milanit, Donnarumma, është gjithashtu në listën e dëshirave të Perezit dhe pëlqehet në masë të madhe.

Perez mjafton ta pëlqej dikë dhe pastaj dihet çfarë ndodh! (Getty Images)

Perez bëri një qasje serioze për Donnarumman gjatë verës kur ai ra në kontest për një marrëveshje për zgjatjen e kontratës me Milanin.

Një marrëveshje u diskutua mes palëve, përpara se ai të zgjidhte të nënshkruante një rinovim me Rossonerët deri në verën e vitit 2021.

Perez ëndërron Dybalan dhe Donnarumman
Lexo po ashtu Perez ëndërron Dybalan dhe Donnarumman

Nëse Milani nuk arrin të kualifikohet për Ligën e Kampionëve këtë sezon, agjenti i Donarrummas, Mino Raiola do të bëjë sërish raundin e klubeve duke rritur interesin për të nënshkruar diku tjetër.

Për momentin, Kepa është përparësia kryesore e Perezit, por nëse një marrëveshje nuk mund të bëhet, ai do të kthehet tek Donnarumma si një alternativë shumë e mundshme. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Premier League
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Premier League
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Kalo në kategori