LAJMI I FUNDIT:

Perëndimi paralajmëron Turqinë për arin e Venezuelës

Perëndimi paralajmëron Turqinë për arin e Venezuelës

Qeveria turke është nën presion nga vendet e Perëndimit për të mos blerë më flori nga Venezuela.

Sipas BBC, dyshimet kryesore janë se floriri që blihet nga Turqia përfundon në Iran dhe ky veprim është në shkelje të sanksioneve që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur ndaj kësaj të fundit.


I gjithë ky debat ngrihet në momentin kur presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, është rreshtuar në krah të homologut venezuelas Nicolas Maduro, i cili nuk njihet më si drejtues i ligjshëm i vendit të tij nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.

Kriza e Venezuelës: Çfarë ndodh tani kur dy burra pohojnë se janë presidentë?
Lexo po ashtu Kriza e Venezuelës: Çfarë ndodh tani kur dy burra pohojnë se janë presidentë?

Por tregtia e floririt mes Turqisë dhe Venezuelës është gjithnjë e në rritje. Vitin e kaluar vendi amerikano-jugor eksportoi 900 milionë dollarë flori drejt Turqisë. Sipas dy vendeve, ari përpunohet në Turqi dhe rikthehet në Venezuelë, por deri tani nuk ka asnjë regjistrim të rieksportimit të tij.

PE e njeh Guaidon si president të përkohshëm të Venezuelës
Lexo po ashtu PE e njeh Guaidon si president të përkohshëm të Venezuelës

Përveç Turqisë, floririn e Venezuelës e blen edhe Rusia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Qeveria venezuelase akuzohet se përdor metoda të paligjshme dhe që dëmtojnë ambientin në minierat e saj të arit, por edhe shfrytëzim të punëtorëve përmes rrjeteve të vogla kriminale.

Maduro: Trump i tha qeverisë kolumbiane dhe mafisë për të më vrarë
Lexo po ashtu Maduro: Trump i tha qeverisë kolumbiane dhe mafisë për të më vrarë

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një urdhër ekzekutiv që ndalon shtetasit amerikan të përfshihen në tregtinë e arit me Venezuelën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Kalo në kategori