LAJMI I FUNDIT:

Përdoruesit në Evropë do të mund ta riparojnë vetë iPhone

Përdoruesit në Evropë do të mund ta riparojnë vetë iPhone

Apple po zgjeron programin “Riparimi i vetë-shërbimit” edhe në tregun evropian, duke u dhënë përdoruesve qasje në pjesët origjinale, mjetet dhe manualet zyrtare për pajisjet e zgjedhura iPhone dhe MacBook.

Apple prezantoi programin e riparimit të vetë-shërbimit disa kohë më parë. Ky program, siç sugjeron edhe emri i tij, u jep përdoruesve të produkteve Apple mundësinë që t’i kryejnë vetë shërbimet e pajisjeve të tyre, pa qenë nevoja t’i çojnë ato në një qendër shërbimi.


Ky program tashmë është i disponueshëm edhe në disa vende të Kontinentit të Vjetër. Konkretisht, shërbimi tani është i disponueshëm në Belgjikë, Francë, Gjermani, Itali, Poloni, Spanjë, Suedi dhe Britani të Madhe dhe i lejon përdoruesit në ato rajone të riparojnë vetë pajisjet e tyre.

Vetë programi në Evropë mbulon disa seri, përkatësisht – iPhone 12, iPhone 13, si dhe telefonin iPhone SE (2022), por jo serinë e fundit iPhone 14. Gjithashtu, Mac me çipa Apple mbështeten, por jo M2 MacBook Air më i fundit. Megjithatë, programi pritet të përfshijë së shpejti pajisjet më të fundit.

Çmimet e pjesëve të këmbimit në Gjermani variojnë nga 77 euro për një zëvendësim të baterisë iPhone 13 deri në 330 euro për një paketë të ndërrimit të ekranit. Të njëjtat pjesë kushtojnë përkatësisht 80 euro dhe 327 euro në Britani. Përdoruesit që ia kthejnë Apple pjesën e konsumuar ose të dëmtuar do t’i kreditohet një pjesë e caktuar për të ulur çmimin e paketës.

Sensori i ekranit dhe kapakut për MacBook Pro 14 kushton 734 euro në Gjermani, ndërsa motherboard-i i nivelit fillestar me 16 GB RAM dhe 512 GB memorie të brendshme kushton 959 euro.

Marrja me qira e një grupi mjetesh për riparimin e pajisjeve iPhone dhe MacBook kushton 59.95 euro, për një periudhë 7 ditore. /Telegrafi/