LAJMI I FUNDIT:

Përdorues të shumtë të Apple Vision Pro kanë një ankesë për këto pajisje

Përdorues të shumtë të Apple Vision Pro kanë një ankesë për këto pajisje

Lansimi i pajisjeve Apple, Vision Pro e bën të qartë se e ardhmja është para nesh, por në një aspekt duket se nuk qenka i avancuar sa kanë menduar njerëzit.

Përdorues të shumtë të Apple Vision Pro kanë një ankesë për këtë pajisje, transmeton Telegrafi.


Por, para se të flasim për këtë duhet fillimisht të shpjegojmë se si funksionojnë këto.

Apple Vision Pro "shpërthejnë" në mesin e amerikanëve, njerëzit po i bartin në rrugë, vetura, tren edhe gjatë ‘shoppingut’
Lexo po ashtu Apple Vision Pro "shpërthejnë" në mesin e amerikanëve, njerëzit po i bartin në rrugë, vetura, tren edhe gjatë ‘shoppingut’

Kur vendosim këto pajisje në kokë, ne do të shohim ekranet digjitale para nesh dhe mund të ndërveprojmë me to sikurse me aplikacionet në telefon.

Përveç ekranve të ‘padukshme’ për të tjerë, ne gjithashtu përmes pajisjeve mund të shohim botën e jashtme, në mënyrë që të “mos rrëzohemi rrugës”.

Sidoqoftë, ndonëse kjo teknologji është mjaft impresionuese, ne jemi mësuar të mbështetemi tek smartphonat për shumë gjëra në jeten e përditshme.

Kështu, përdorues të shumtë në rrjetet sociale, janë ankuar se kur përdorin telefonat e tyre me pajisjet Vision Pro në kokë pamje iu shfaqet e turbullt.

“Mund të lexojmë, por jo në mënyrë të përkryer”, shkroi njëri. “Dhe vetëm pasi mbaj telefonin pa lëvizur mund të rregullohet diçka”. /Telegrafi/