LAJMI I FUNDIT:

Përdorni këto tetë mjete shërimi, për sy të thatë dhe të skuqur

Përdorni këto tetë mjete shërimi, për sy të thatë dhe të skuqur

Nuk keni asnjë problem me sy, por ja që gjumi i keq dhe shqetësimet e ndryshme, kanë bërë që të zgjoheni me sy të skuqur.

Nuk ka nevojë për panik, shfrytëzoni njërën nga këto metoda dhe dukuni përkryer, transmeton Telegrafi.

1. Solucioni me qumësht dhe mjaltë

Të gjithë i dinë efektet antimikrobakteriale të mjaltit dhe prapavijën qetësuese të qumështit.
Përzieni një lugë gjelle me mjaltë dhe qumësht.
Vëni këtë përzierje në sy, përmes pipetës.

2. Luga e ftohur

Merrni katër lugë, futini në nga një gotë me ujë dhe vërini në ngrirës.
Pasi të jenë ftohur, vërini në sy, një nga një.
Kur njëra lugë fillon të nxehet, hiqeni dhe vëreni tjetrën.
Përsëriteni këtë proces për dhjetë minuta.

3. Xheli i Aloe Verës

Të gjithë i dinë përparësitë shëndetësore të Aloe Verës.
Kombinoni xhelin e Aloe Verës, me pak ujë të ftohtë dhe vendoseni në sy.
Kjo do të lehtësoi në masë të madhe thatësinë në sy dhe përjetimin e vështirë.

4. Uji i trëndafilave

Vendosni ujë trëndafilash në pambuk dhe vendoseni në sy.
Kjo ka efekt freskues dhe ndikon në lagështinë e syrit.

5. Vëni qese të çajit të gjelbër

Çaji i gjelbër, është efektiv në një varg problemesh me syrin.
Ky çaj përmban bioflavonoid, që është efektiv në luftimin e baktereve dhe infeksionit.
Vendosni qeset e vakëta në sy të mbyllur dhe luftoni thatësinë dhe pezmatimin.

6. Uthull molle

Përzini pak uthull molle me ujë dhe njomeni rrethin e pambukut.
Përparësitë antimikrobakteriale që ka uthulla e mollës, ndihmon në luftimin e baktereve dhe lehtëson infeksionin.

7. Të qarët

Heqja e thatësisë së syve, në mënyrën më të mirë bëhet përmes të qarit.
Lotët janë agjent antibakterial, që i shpëlajnë papastërtitë dhe sjellin lehtësi.

8. Lani fytyrën me ujë të ftohtë

Kjo është gjëja më e thjeshtë që mund të bëni.
Uji i ftohtë nxitë qarkullimin e gjakut, duke bërë që të mënjanohet sa më shpejtë e syrit. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Shëndetësi
Kalo në kategori