LAJMI I FUNDIT:

Përdoren vetëm për dënime me vdekje, qeveria shqiptare publikon listën e mallrave të ndaluar

Përdoren vetëm për dënime me vdekje, qeveria shqiptare publikon listën e mallrave të ndaluar

Prej afro 3 dekadash, Shqipëria, me ligj, ka ndaluar dënimin me vdekje, si dhe është pjesë e një sërë konventash ndërkombëtare që ndalojnë torturën, trajtimin mizor, çnjerëzor apo poshtërues.

Nisur nga këto angazhime ndërkombëtare, qeveria shqiptare ka përditësuar të hënën listën e mallrave, që mund të përdoren ose nuk kanë përdorim tjetër përveç qëllimit të dënimit me vdekje, torturës ose dënime apo trajtime mizore, çnjerëzore ose poshtëruese, të cilat janë objekt i kontrollit shtetëror të transfertave ndërkombëtare.


Miratimi i kësaj liste mallrash, lidhet me ato produkte, që nuk kanë përdorim tjetër përveç qëllimit të dënimit me vdekje. Do të jetë Autoriteti i Kontrollit Shtetëror i Eksporteve organi përgjegjës për zbatimin e këtij vendimi.

Objekti i kontrolleve për mallrat që nuk kanë qëllim tjetër veç qëllimit të dënimit me vdekje, nuk do të përjashtojë eksportet e mallrave të palistuara (përfshirë bimët), që përmbajnë një ose më shumë prej pjesëve të listuara, kur pjesa ose pjesët e kontrolluara janë elementi kryesor i mallrave dhe mund të hiqen ose përdoren praktikisht për qëllime të tjera.

Në vlerësimin nëse pjesa ose pjesët e kontrolluara duhet të konsiderohen si elementi kryesor që lidhet me qëllimin për dënimin me vdekje, udhëzohet se është e nevojshme të peshohen faktorët e sasisë, vlerës dhe njohuritë teknologjike të përfshira, si edhe rrethana të tjera të veçanta, të cilat mund ta klasifikojnë pjesën ose pjesët e kontrolluara si elementin kryesor lidhur me këtë qëllim.

LISTA E MALLRAVE, TË CILAT NUK KANË PËRDORIM TJETËR PËRVEÇ QËLLIMIT TË DËNIMIT ME VDEKJE, TORTURËS OSE DËNIME APO TRAJTIME MIZORE, ÇNJERËZORE OSE POSHTËRUESE

Mallrat e dizenjuar për ekzekutimin e qenieve njerëzore, si më poshtë:

Trekëmbësh, gijotina dhe tehet për gijotinat.

Karrige elektrike për ekzekutimin e qenieve njerëzore.

Struktura hermetike, të bëra për shembull prej çeliku dhe xhami, të ndërtuara për ekzekutimin e qenieve njerëzore me anë të përdorimit të një gazi ose substance vdekjeprurëse.

Sisteme automatike për injektimin e ilaçit të përgatitura për ekzekutimin e qenieve njerëzore me anë të përdorimit të një substance kimike vdekjeprurëse.

Mallrat të cilat nuk janë të përshtatshme që të përdoren nga autoritetet ligjzbatuese për të kufizuar qeniet njerëzore, si më poshtë:

Pajisjet elektroshok të cilat synohen që të mbahen në trup nga një person i kufizuar, të tillë si: rripat, mëngët dhe prangat, të ndërtuara për kufizimin e qenieve njerëzore nën përdorimin e shokëve elektrikë.

Prangat për gishtat e mëdhenj të duarve, prangat për gishtat e duarve, morsat për gishtat e mëdhenj dhe morsat për gishtat. Shënim. Ky artikull përmban si prangat dhe morsat e dhëmbëzuara dhe ato të padhëmbëzuara.

Pranga për kyçet e këmbëve, kufizues të rëndë për këmbët dhe kufizues për disa persona, duke përfshirë si prangat për këmbët edhe kufizuesit për këmbët. Shënim. 1. Prangat për kyçet e këmbëve janë hallka ose unaza për kyçet e këmbëve, të lidhura me një mekanizëm i cili mbyllet me kyç, të lidhura me një shufër të fortë, e cila përbëhet nga metali. 2. Ky artikull përfshin prangat e këmbëve ose kufizuesit e rëndë të këmbëve, të cilët lidhen me prangat normale të duarve me anë të një zinxhiri.

Pranga për kufizimin e qenieve njerëzore, të dizenjuara për t’u pozicionuar në një mur, dysheme ose tavan.

Karrige kufizuese: karrige me unaza ose pajisje të tjera kufizuese për të kufizuar qeniet njerëzore. Shënim. Ky artikull nuk pengon karriget të përshtatura me rripa lidhës.

Tabela dhe shtretër me unaza kufizuese: tabela dhe shtretër me unaza kufizuese ose me pajisje të tjera për të kufizuar një qenie njerëzore. Shënim. Ky artikull nuk pengon tabelat ose shtretërit të përshtatur vetëm me rripa kufizues.

Shtretërit kafaz: shtretërit të përbërë nga një kafaz (katër anë dhe një tavan), ose struktura të ngjashme ku kufizohet një qenie njerëzore brenda krevatit, tavanit ose njërës ose më shumë anëve, të cilat kanë shufra metalike ose të llojeve të tjera dhe të cilat mund të hapen vetëm nga jashtë.

Shtretër me rrjetë: shtretërit të cilët kanë një kafaz (katër anë dhe një tavan), ose një strukturë të ngjashme ku kufizohet një qenie njerëzore brenda krevatit, tavanit ose njërës ose më shumë anëve, të cilat kanë rrjetë dhe të cilat mund të hapen vetëm nga jashtë.

Pajisje portative, të cilat nuk janë të përshtatshme për përdorim nga autoritetet ligjzbatuese për qëllimin e kontrollit të revoltave ose vetëmbrojtje, si më poshtë:

Shkopinjtë prej metali ose material tjetër të cilët kanë një bosht me maja metalike.

Mburojë me maja metalike

Kamxhikët, si më poshtë:

Kamxhikë me disa fshikuj ose rripa, si për shembull kamxhikët tufë ose me shumë fije

Frushkuj me një ose më shumë fije me tela me gjemba, rripa, maja, objekte me tela ose të tjerë të ngjashëm të cilët kanë ndikimin e fshikullit ose rripit.

Mallrat e dizenjuar për të kufizuar qeniet njerëzore, si më poshtë:

Unazat dhe zinxhirët për grupe njerëzish.

Shënime: Unazat janë kufizues të përbërë nga dy njësi kufizuese ose unaza me një mekanizëm mbyllës, me një zinxhir ose shufër lidhëse. Ky artikull nuk kontrollon kufizuesit e këmbëve dhe zinxhirët për grupe njerëzish të ndaluar nga artikulli 2.3, i shtojcës I. Ky artikull nuk kontrollon “prangat e zakonshme të duarve”. Prangat e zakonshme të duarve janë të gjitha prangat të cilat përmbushin kushtet si më poshtë: – Dimensioni i tyre i përgjithshëm duke përfshirë zinxhirin, nga ana e jashtme e një prange te tjetra është midis 150 dhe 280 mm, kur mbyllen të dyja prangat; – Perimetri i brendshëm i secilës prangë është maksimumi 165 mm, kur nyja kapet në pikën e fundit e cila hyn në mekanizmin e mbylljes; – Perimetri i brendshëm i secilës prangë është 200 mm, kur nyja hyn kapet në pikën e parë, e cila hyn në mekanizmin e mbylljes; dhe – Prangat nuk janë modifikuar për të shkaktuar dhimbje ose vuajtje fizike.

Pranga ose unazat me një mekanizëm mbyllës, me një perimetër të brendshëm që i kalon 165 mm, kur nyja hyn në pikën e fundit që hyn në mekanizmin e mbylljes.

Shënim: Ky artikull përfshin kufizuesit e qafës dhe pranga ose unaza të tjera individuale me një mekanizëm mbyllës, të cilat lidhen me pranga të zakonshme duarsh me anë të një zinxhiri.

Kapuçat frenues për të pështyrë: kapuçi ku përfshihen kapuçat e bërë nga rrjeta, me një mbulesë për gojën, e cila ndalon personin të pështyjë. Shënim. Ky artikull përfshin kapuçat frenues për të pështyrë të cilët lidhen me prangat e duarve me anë të një zinxhiri.

Armë dhe pajisje të dizenjuara për kontrollin e trazirave ose për vetëmbrojtje, si më poshtë:

Armë portative me shkarkim elektrik, të cilat targetojnë vetëm një person për çdo rast ku lëshohet një shok elektrik, duke përfshirë por pa u kufizuar shkopinjtë e shokut elektrik, mburojat me shok elektrik, armë trullosëse dhe armët me shigjeta me shok elektrik.

Shënime: Ky artikull nuk përfshin rripat me shok elektrik dhe pajisje të tjera nën artikullin 2.1, të shtojcës 1. 2. Ky artikull nuk kontrollon pajisjet me shok elektrik individuale, kur shoqërojnë përdoruesin e tyre për mbrojtjen personale të përdoruesit.

Sete që përmbajnë elemente esenciale për bashkimin e armëve portative me shkarkim elektrik të kontrolluara nga artikulli.

Shënim: Mallrat e mëposhtëm konsiderohen të jenë elemente të rëndësishme: – Njësia që prodhon shokun elektrik; – Çelësi, qoftë një telekomandë ose jo; dhe – Elektrodat, ku është e mundur, telat me anë të të cilave administrohet shoku elektrik.

Armët fikse ose të montueshme me shkarkim elektrik të cilat mbulojnë një zonë të gjerë dhe mund të shënjestrojnë disa individë me shok elektrikë.

Armë dhe pajisje që përhapin substanca neutralizuese ose irrituese për kontrollin e trazirave ose për vetëmbrojtje dhe substanca të tjera të lidhura me to, si më poshtë:

Armë dhe pajisje portative, të cilat ose administrojnë një dozë me substanca kimike neutralizuese ose irrituese të cilat tragetojnë një individ, ose përhapin një dozë të një substancë e cila mbulon një zonë të vogël, për shembull në formë e mjegullës ose resë sprucuese, kur substanca kimike administrohet ose përhapet.

Shënime: 1. Ky artikull nuk kontrollon pajisjet e kontrolluar nga artikulli ML7(e) i Listës së Mallrave Ushtarake. 2. Ky artikull nuk kontrollon pajisjet portative, edhe nëse përmbajnë substanca kimike, kur shoqërojnë përdoruesin e tyre për mbrojtje personale të përdoruesit. 3. Gjithashtu, përveç substancave kimike, si për shembull agjentët për kontrollin e trazirave ose PAVA, mallrat e kontrolluar nga artikujt 3.3 dhe 3.4 do të vlerësohen si substanca kimike neutralizuese ose irrituese.

Përzierjet që përmbajnë të paktën 0,3 % në peshë PAVA ose një tretës (si etanol, 1-propanol ose heksan), të cilat mund të administrohen si agjentë neutralizues ose irritues, veçanërisht në aerosolë dhe në lëngje, ose mund të përdoren për prodhimin e agjentëve neutralizues ose irritues.

Shënime: 1. Ky artikull nuk kontrollon salcat dhe përgatitjet prej tyre, supat ose përgatitjet prej tyre, dhe erëzat e përzierja, nëse PAVA ose OC nuk janë shijet e vetme përbërëse në to. 2. Ky artikull nuk kontrollon produktet mjekësore për të cilat është dhënë një autorizimin marketingu, sipas legjislacionit të fushës.

Pajisje fikse për përhapjen e substancave kimike neutralizuese ose irrituese, të cilat mund të vendosen në mur ose tavan brenda një ndërtese, ku përfshihet një njësi me agjendë kimikë irritues ose neutralizues dhe aktivizohet duke përdorur një sistem me telekomandë.

Shënim: Gjithashtu, përveç substancave kimike, si për shembull agjentët për kontrollin e trazirave ose PAVA, mallrat.

Pajisje fikse ose të montueshme për përhapjen e agjentëve neutralizues ose irritues, e cila mbulon një zonë të gjerë dhe nuk është dizenjuar për t’u vendosur në një mur ose në një tavan brenda ndërtesës.

Shënime: 1. Ky artikull nuk kontrollon pajisjet e kontrolluara nda ML7 (e) të Listës së Mallrave Ushtarake. 2. Ky artikull kontrollon edhe topat e ujit 3. Gjithashtu, përveç substancave kimike, si për shembull agjentët për kontrollin e trazirave ose PAVA, mallrat e kontrolluar nga artikujt 3.3 dhe 3.4 do të vlerësohen si substanca kimike neutralizuese ose irrituese.

LISTA E MALLRAVE, QË MUND TË PËRDOREN PËR DËNIMIN ME VDEKJE

Produktet që mund të përdoren për ekzekutimin e qenieve njerëzore me anë të një injeksioni vdekjeprurës, si më poshtë:

Agjentë anestetikë barbituratë që veprojnë për një kohë të shkurtër dhe mesatare.

Shënim: Ky artikull kontrollon edhe produktet të cilat përmbajnë një nga agjentët anastetik të listuar nën agjentët anastetikë barbituratë me fuqi vepruese për një kohë të shkurtër ose mesatare.

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Arsim
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Kronika e Zezë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori