Një 67-vjeçar është vënë në prangat e policisë për shkak se ka përdhunuar një vajzë të mitur, 13-vjeçare.

I arrestuari është R. Ç., banues në Lushnjë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, ndaluan shtetasin R. Ç., 67-vjeç, banues në Lushnjë pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një të mitur 13-vjeçe. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit. /TCH/