Përballjet e Kupës së Kosovës, konkurrenca në Superligë – gazetarët e Telegrafit analizojnë të gjitha në “Arena e Yjeve”

Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve” vjen analiza nga gazetarët e Telegrafit për shortin e Kupës së Kosovës dhe kampionatin kosovar. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle , Air Munich dhe Exfis.
Diskutimi në studio këtë herë është zgjeruar edhe te futbolli vendor, me fokus të veçantë në Kupën e Kosovës dhe garën për titull kampion.
Gazetarët e Telegrafit kanë sjellë analiza të detajuara, parashikime dhe debate rreth ndeshjeve më të rëndësishme dhe ekipeve favorite.
Gazetari Lavdim Pireva ka analizuar përballjen mes Prishtinës dhe Ballkanit në Kupën e Kosovës, duke ndalur vëmendjen te momentet kyçe të ndeshjes, cilësia e skuadrave dhe ndikimi që ky duel mund të ketë në vazhdimësinë e garës.
Ndërkohë, gazetari Bardh Maxhuni ka folur gjerësisht për Kupën e Kosovës, duke analizuar formën e skuadrave pjesëmarrëse dhe duke dhënë mendimin e tij se cili ekip ka më shumë gjasa ta fitojë trofeun këtë edicion.
Në fokus të veçantë ishte edhe analiza e gazetarit Romak Zeqiri, i cili i cilësoi tri ndeshje si “finale para finales” në Kupën e Kosovës, duke zbuluar përballjet më të forta dhe më vendimtare që pritet të përcaktojnë rrjedhën e kompeticionit.
Po ashtu, Zeqiri ka analizuar edhe dallimet mes Ballkanit dhe Dritës, duke u ndalur te forca e skuadrave, stili i lojës dhe lufta e ashpër për titull kampion, e cila pritet të mbetet e hapur deri në fund të sezonit.
Episodin e plotë me gazetarët e Telegrafit mund ta ndiqni edhe në kanalin zyrtar të Telegrafit në Youtube./Telegrafi/
- YouTube www.youtube.com










































