LAJMI I FUNDIT:

Përballje e fortë mes Bardhit dhe Silvit për Sara Gjordenin, ish-banori kërkon ta lërë studion

Përballje e fortë mes Bardhit dhe Silvit për Sara Gjordenin, ish-banori kërkon ta lërë studion
Foto: Screenshot/YouTube

Dy ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania 3, Bardhi dhe Silvi, janë përplasur me njëri tjetrin në studion e “Fun Club”.

Kjo për shkak të deklaratës që producenti kishte bërë për Sara Gjordenin, para se të futej në reality shou.

Sipas reperit, deklarata e Silvit se ka pasur një flirt me Sarën, me të cilën këngëtari është në një lidhje tashmë, e quajti si zhgënjyese.


Foto: Screenshot/YouTube

Silvi nga ana tjetër mohoi të ketë thënë diçka të tillë ndërsa theksoi se nuk ka pasur asnjë lidhje me të, por vetëm njohje.

Bardhi thyen heshtjen: Me menaxherin s’kam folur që kur dola nga Big Brother - tregon kush e publikoi foton e së ëmës në spital
Lexo po ashtu Bardhi thyen heshtjen: Me menaxherin s’kam folur që kur dola nga Big Brother - tregon kush e publikoi foton e së ëmës në spital

Biseda mes tyre në studio:

Bardhi: Doja t’i thoja që atje brenda ia kemi kaluar mirë, kam menduar që je djalë i mirë, por jashtë më ke zhgënjyer shumë, nuk e vlerësoj atë që e ke bërë me Sarën. Njëherë ke ndenjur me atë dhe ke dhënë atë deklaratë.

Silvi: Unë në asnjë moment nuk kam thënë që kam qenë ishi i Sarës, as nuk kam thënë që kam pas flirtuar. Më kanë pyetur disa herë kë njeh dhe kam thënë që kam një foto me të. Kam thënë që nëse do kisha një ish të dashur, nuk do isha futur. Dua të kërkoj ndjesë, mendoj që Sara është gocë super, kam besuar te dashuria e tyre dhe nëse është keqkuptuar, kërkoj ndjesë publikisht.

Bardhi: Ideja është të zgjidhte këtë problem, e pashë që e ka bërë për vëmendje.

Silvi: Pasi kam dalë nga BIG-u kam vazhduar jetën time, jam me një gocë që ka një jetë shumë private. Për hir të respektit të asaj nuk dua ta vazhdoj më këtë diskutim. Unë e pranoj atë video dhe kërkoj falje. Nuk ka asgjë të keqe të flirtosh.

Silvi: Nëse do vazhdojë kështu kjo intervistë më mirë ta lemë këtu. Të çohem të iki? Më mirë kështu? Ju thash që nuk doja ta vazhdoja

Enxhi: Nuk detyroj askënd të rrijë në këtë program. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Rrenë qoftë" - bëhet viral reagimi i Gjestit kur mendon se ish-partneri i Eglit, Olsi Bylyku po hynte në shtëpinë e BBVA si banor në natën e parë

Magazina
Gjesti i gatuan 'kulaç' Loredanës dhe ajo e ndjek nëpër shtëpi: Nëse vazhdon kështu, edhe unë do të të përmend Zhanetën

Gjesti i gatuan 'kulaç' Loredanës dhe ajo e ndjek nëpër shtëpi: Nëse vazhdon kështu, edhe unë do të të përmend Zhanetën

Magazina
Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania për thyerje të rregullave, Vëllai i Madh dënon të gjithë banorët

Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania për thyerje të rregullave, Vëllai i Madh dënon të gjithë banorët

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Mirdon Pacolli i jep fund beqarisë

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Mirdon Pacolli i jep fund beqarisë

Magazina
Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

Magazina
Nominimi Livia-Loredana - përflitet për një shkëmbim të mundshëm banorësh të shtunën mes BBVA dhe Grande Fratello

Nominimi Livia-Loredana - përflitet për një shkëmbim të mundshëm banorësh të shtunën mes BBVA dhe Grande Fratello

Magazina
Kalo në kategori