LAJMI I FUNDIT:

Për vetëm tre muaj në Amazonë janë zhdukur gjysmë miliardi bletë, ekspertët tregojnë arsyen pse këto insekte janë aq të rëndësishme për planetin tonë

Për vetëm tre muaj në Amazonë janë zhdukur gjysmë miliardi bletë, ekspertët tregojnë arsyen pse këto insekte janë aq të rëndësishme për planetin tonë

Pasojat ekologjike të katastrofës në Amazonën e Brazilit tashmë kanë filluar të ndihen. Në këtë vend gjatë tre muajve të fundit janë zhdukur më shumë se 500 milionë bletë.

E bletarët nga të gjitha rajonet e Brazilit kanë njoftuar se bletët kanë filluar të zhduken në numër të madh, kurse vetëm në Rio Grande do Sul janë zhdukur afro 400 milionë insekte, transmeton Telegrafi.


Ndërkaq ekspertët besojnë se prapa gjithë kësaj qëndron përdorimi i tepërt i pesticideve, në veçanti disa lloje që janë rreptësisht të ndaluara në vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

Bletët nuk iu rezistojnë kimikaleve siç është fipronili dhe neonikotinoidi, e pikërisht këto substanca BE-ja i ka ndaluar në vitin 2018, e po të njëjtin vit presidenti brazilian Jair Bolsonaro kishte shfuqizuar ligjin që ndalon përdorimin e këtyre pesticideve.

Përdorimi i pesticideve është rritur dukshëm gjatë viteve të fundit në Brazil, kurse 193 prodhues të ndryshëm përmbajnë kimikale që janë të ndaluara në vendet tjera apo në ato që janë anëtare të BE-së.

Zhdukja e një numri kaq të madh të bletëve do të mund të ishte edhe më i madh në mbarë botën. 4 në 10 koshere të bletëve në SHBA janë zhdukur gjatë viteve të fundit.

E me probleme të ngjashme po përballen edhe Kanadaja, Meksika, Argjentina dhe Turqia. Në anën tjetër ekspertët pretendojnë se nëse nuk do të kishte bletë për disa vite në Tokë, do të zhdukeshin rreth 100 mijë lloje të bimëve.

Ndërkaq nëse ato vërtetë zhduken për një periudhë të shkurtër kohore, jo vetëm që do të zhduken bimët, por edhe kafshët që ushqehen me to. E pikërisht kjo është arsyeja pse janë shumë të rëndësishme, si për gjithë botën shtazore ashtu edhe për atë bimore. Një nga tre shujtat që i hamë na i kanë mundësuar pikërisht këto insekte të vogla. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Evropa
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Pak momente pasi u ngrit në ajër, piloti i aeroplanit detyrohet të bëjë ulje emergjente në Afrikën e Jugut – iu dëmtua njëra gomë

Pak momente pasi u ngrit në ajër, piloti i aeroplanit detyrohet të bëjë ulje emergjente në Afrikën e Jugut – iu dëmtua njëra gomë

Afrika
Si 15-vjeçare e solli në jetë dhe e dha për adoptim – pas 22 vitesh ribashkohen nënë e bijë nga SHBA

Si 15-vjeçare e solli në jetë dhe e dha për adoptim – pas 22 vitesh ribashkohen nënë e bijë nga SHBA

Amerika
Dramë në Londër, kuajt e arratisur rrëzojnë kalorësit dhe shkaktojnë kaos – lëndohen katër persona

Dramë në Londër, kuajt e arratisur rrëzojnë kalorësit dhe shkaktojnë kaos – lëndohen katër persona

Evropa
Ukrainasit godasin me dronë rafineritë ruse të naftës në Smolensk

Ukrainasit godasin me dronë rafineritë ruse të naftës në Smolensk

Evropa
Kalo në kategori