Në kohën e tashme jemi dëshmitarë të realitetit në të cilin më shumë se 15% e vajzave 12 vjeçe grimohen, mirëpo edhe kanë çrregullim në ushqim.

Kur shihni vajzën e vogël 4 vjeçe të veshur me fustan dhe me sandale shumë të bukura dhe karfica të larme në flokë, është normale që do të thoni që është shumë e bukur dhe shumë e ëmbël, gjë që nuk është gjë fare e keqe.


Mirëpo disa hulumtime tregojnë që këto lajkatime të tepërta janë fajtore që sot vajzave të vogla u është më e rëndësishme dukja se sa mençuria dhe arsimimi, gjë që është normale sepse që nga vegjëlia u flitet se si janë të bukura dhe të ëmbla, transmeton Telegrafi.

videoblocks the little girl in front of the mirror bites her lip a beautiful child in a yellow dress by the mirror girl

Hulumtimet e bëra në 12-vjeçaret tregojnë që numri i madh i tyre grimohen, madje më shumë se 15%. Vënë buzëkuq, alajner, maskara, vuajnë nga çrregullimi i ushqimit dhe janë të kompleksuara për shkak të dukjes fizike, gjë që ka çuar deri aty që edhe të mbajnë në mend, dhe studentet e suksesshme deklarojnë që më me dëshirë do të ishin të bukura dhe të këndshme se sa të mençura.

Psikologët këshillojnë që vajzave të vogla duhet ndryshuar qasjen nga fëmijëria e hershme.

Në të vërtetë, në vend që t’u flisni se janë të bukura e të ëmbla, kanë fustane dhe këpucë të bukura, duhet t’i pyesni si janë, çfarë kanë bërë sot, a po lexojnë ndonjë libër, çfarë dëshirojnë e çfarë nuk dëshirojnë...

videoblocks the girl at the mirror with painted lips the little girl is combing her hair the child at the mirror h6vuz p

Nëse janë më të rritura flisni me to për ndotjen e ambientit jetësor dhe për stërvitjet, ndryshimet në shkollë...

Vajzat e vogla nga fëmijëria e hershme duhet të mësojnë të mendojnë me kokën e tyre, jo të presin që t’u japin ndonjë kompliment në favor të dukjes, në të kundërtën kur të mos ndodhë kështu, ato do të ndihen më pak të vlefshme.

Duhet të mësojnë edhe që bukuria e brendshme është e vlefshme dhe e çmueshme, dhe kur ta mësojnë veten që ta vlerësojnë këtë edhe të tjerët do ta bëjnë. /Telegrafi/

WEB mirror flower girl jcp