LAJMI I FUNDIT:

Për Trumpin janë banda më e rrezikshme në botë: MS-13 ndryshon metodat, fillon të pranojë femra si anëtare të reja (Foto/Video)

Për Trumpin janë banda më e rrezikshme në botë: MS-13 ndryshon metodat, fillon të pranojë femra si anëtare të reja (Foto/Video)

Për 15 vite, vajzat nga El Salvadori bënin jetë paralele. Nënat e tyre i kishin lënë në shtë në mënyrë që ato të mund të fitonin bukën e gojës në SHBA, kurse ato u rritën vetëm disa kilometra larg San Vincent, ku në moshën e adoleshencës së tyre qyteti u “pushtua” nga krimi, shkruan Washington Post.

Kështu vendosën të ikin nga ai vend dhe në vitin 2014, përfunduan në periferi të Washingtonit. Aty Venus Romero Iraheta dhe Damaris Reyes Rivas më në fund u takuan si anëtare të bandës famëkeqe MS-13. Dhe në një park në Springfield, Venus e theri 13 herë me thikë Damarisen që mbeti e vdekur në vend, transmeton Telegrafi.


Viktimat femra nuk janë asgjë e re për MS-13, që në Amerikën Qendrore njihet për faktin që vajzave të reja u jep dy zgjedhje – përdhunimin ose vrasjen.

Dhe derisa Iraheta, tani 18-vjeçare, pret dënimin për vrasjen që do të duhej t’i kumtohej në fund të këtij muaji, autoritetet thonë se vrasja mund të jetë dëshmi për pjesëmarrjen më të madhe të femrave në MS-13 që veprojnë edhe në Shtetet e Bashkuara.

Disa vajza i bashkohen bandës MS-13 për t’i ikur varfërisë, të mos jenë të pastrehë apo të keqtrajtohen seksualisht, edhe pse kjo bandë sipas zyrtarëve të emigracionit, i trajton si prostituta. Por, disa i tërheq reputacioni famëkeq që sipas presidentit amerikan Donald Trump, cilësohet si banda më e rrezikshme në botë.

“Të qenit anëtar i bandës u ofron mbrojtje”, ka deklaruar Tom Word, antropologu që ka kaluar shumë kohë me anëtarët e MS-13 në Los Angeles, ku edhe është formuar kjo bandë. Ai njëherit është autor i librit “Gangsterët pa kufij”.

Prokurorët në Washington kanë njoftuar se kanë vërejtur rritje të anëtarësimit të femrave në MS-13 gjatë këtyre pesë viteve të fundit – që do të thotë se në SHBA nuk u kufizohet anëtarësimit siç ka ndodhur në Amerikën Qendrore.

Vajzat në SHBA nuk detyrohen të punojnë si prostituta për MS-13 siç ka ndodhur në Amerikën Qendrore, por për shkak të traumave, varfërisë apo vetmisë. Më të rrezikuarat sipas zyrtarëve të emigracionit janë emigrantet e mitura, por as edhe vajzat e rritura nuk janë imune në SHBA.

Iraheta që ka folur me gazetarët brenda qelisë me kushtin që të mos flet për krimet e bëra, ka pranuar se MS-13 ruan “paqen” në San Vincente. Babai i saj, që punonte si taksist, kohë pas kohe punonte si shofer edhe për këtë bandë famëkeqe. Një natë kur ajo ishte vetëm 12-vjeçare, ai nuk ishte kthyer në shtëpi, dhe më vonë e kuptoi se ishte arrestuar së bashku me disa anëtarë të MS-13.

Brenda qelisë së burgut , Iraheta pretendon se personat e tjerë të përfshirë në vrasjen e Damarisoves e kanë bërë një gjë të tillë për të përparuar në MS-13.

“Vazhdimisht më thonë se jam anëtare e bandës edhe pse nuk jam. Nëse vërtetë dëshironi të dini një gjë, vajzave nuk u lejohet të jenë pjesë e kësaj bande, por ata nuk më besojnë”, ka shtuar ajo. /

Në trend Botë

Më shumë
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më shumti njerëzit para se të vdesin

“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më shumti njerëzit para se të vdesin

Botë
Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Evropa
Kush është Stormy Daniels - aktorja e filmave porno që po dëshmon kundër Donald Trumpit

Kush është Stormy Daniels - aktorja e filmave porno që po dëshmon kundër Donald Trumpit

Amerika
Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Evropa
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Kalo në kategori