LAJMI I FUNDIT:

Për t’i ruajtur këpucët e shtrenjta, gazetarja bartet nga viktimat e përmbytjes (Foto)

Për t’i ruajtur këpucët e shtrenjta, gazetarja bartet nga viktimat e përmbytjes (Foto)

Në Puebla të Meksikës, një gazetare është përjashtuar nga puna, pasi është publikuar një fotografi ku ajo shihet duke u bartur nga dy viktima të përmbytjes.

Lydia Cumming që punonte për TV Azteca, ka kërkuar falje publike pasi ka marrë kritika të ashpra se kinse ‘i ka kërkuar viktimave ta bartin, për t’i ruajtur këpucët e shtrenjta’.


“Ato më ofruan ndihmë, dhe unë e pranova menjëherë, pa u menduar mirë”, është shprehur Cumming, duke thënë se ka zbritur menjëherë nga krahët e grave.

Gazetarja

“Është dashur të jem më shpejtë dhe të refuzoj ofertën e njerëzve shpirtmirë, që vetëm kanë dashur të më ndihmojnë.”

Ndryshe, ajo ka qenë duke raportuar nga një pjesë e qytetit, që ishte përmbytur nga uji shkaku i reshjeve të shumta. /Telegrafi/