LAJMI I FUNDIT:

Për herë të tretë dështoi konstituimi i Komisionit për rezerva shtetërore, Cakolli: Pozita po e cenon interesin publik

Për herë të tretë dështoi konstituimi i Komisionit për rezerva shtetërore, Cakolli: Pozita po e cenon interesin publik

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore nuk ka mundur të konstituohet, për shkak të mosprezencës së deputetëve të pozitës.

Tentimi i tretë u bë të martën, tri javë pasi Kuvendi i Kosovës vendosi me shumicë votash të formojë komisionin.

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), në një prononcim për Telegrafin tha se pozita po e cenon interesin publik.


Kuvendi themelon Komisionin që do të hetojë dyshimet për rezervat shtetërore
Lexo po ashtu Kuvendi themelon Komisionin që do të hetojë dyshimet për rezervat shtetërore

“Edhe pse rasti i rezervave shtetërore është në procedurë hetimore nga Prokuroria, Kuvendi tashmë ka votuar për themelimin e një komisioni në kuadër të një hetimi parlamentar që kryen Kuvendi, për ta zbardhur këtë çështje. Konsideroj që mungesa e vullnetit politik e deputetëve të partisë në pushtet dhe shumicës qeverisëse në këtë rast pasi është i përfshirë të paktën edhe një deputet nga radhët e komuniteteve joshumicë, nuk ka asnjë kuptim pasi deputetët e pozitës kanë votuar për formimi e këtij komisioni parlamentar”, deklaroi Cakolli.

Sipas tij, mospjesëmarrja e deputetëve të partisë në pushtet përveç se është duke e penguar funksionalizimin e plotë të këtij komisioni, ngre dyshime se ka diçka për të fshehur.

“Mosjetësimi i vullnetit politik të shprehur gjatë seancës përkatësisht votimit, përveç se e pengon punën dhe ngre dyshime, e cenon edhe interesin publik dhe besimin e qytetarëve në institucione. Deputetët e partisë në pushtet në kuadër të arrogancës së numrave janë duke e sabotuar punën parlamentare, përkatësisht duke e minuar rolin mbikëqyrës të Kuvendit”, u shpreh Cakolli.

Ai mes tjerash tha se me mospjesëmarrjen e tyre pozita mund ta sabotojë punën, por nuk ka asnjë dispozitë konkrete që parasheh ndonjë pasojë.

“Por, pasoja më e madhe është shkelja e ligjit për hetimet parlamentare. Ky ligj parasheh mundësinë e largimit të anëtarëve të komisionit. Pra, anëtarët që mungojnë pa arsye tri herë radhazi në mbledhjet e komisionit, ata duhet të zëvendësohen. Por, problemi qëndron që nuk mund të evidentohen as mbledhjet si të tilla pa u konstituuar komisioni parlamentar”.

“Ligji parasheh edhe afat për mbajtjen e mbledhjeve dhe përcakton në mënyrë të qartë se mbledhja e parë e komisionit duhet të thirret nga kryesuesi brenda 14 ditëve nga dita e vendimit të Kuvendit për formimin e komisionit e kjo pikë është duke u shkelur qëllimshëm nga deputetët e shumicës parlamentare”, përfundoi Cakolli.

Telegrafi ka provuar të kontaktojë edhe me shefen e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, por e njëjta nuk është përgjigjur në telefonata.

Ndryshe, formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për rezervat shtetërore është iniciuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, pas dyshimeve për abuzime të mundshme.

Dy zyrtarë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Irfan Lipovica dhe Hafiz Gara, bashkë me afaristin Ridvan Muharremi, janë arrestuar në gusht të këtij viti nën dyshimin për veprat – keqpërdorim i detyrës zyrtare, si dhe – dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

Bastisjet dhe arrestimet erdhën pas publikimit të audioincizimeve të medias ‘Nacionale’ për rezervat shtetërore.

Sipas Prokurorisë, pavarësisht se u janë paguar paratë kompanive turke e polake për grurë, vaj e sheqer, këto produkte nuk kanë ardhur në Kosovë dhe rrjedhimisht buxheti i Kosovës është dëmtuar mbi 600 mijë euro. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori