Për herë të parë u fotografua me bikini dhe u bë hit në internet – dhe atë për shkak të pjesës së poshtme të fotos (Foto)

Leslie 21-vjeçe, kishte vendosur për herë të parë në jetën e saj të blej bikini dy pjesëshe, për të pozuar për herë të parë para objektivit të aparatit me bikini, fotografi kjo të cilën më pas e kishte postuar në internet.
Por vendimi i saj i guximshëm ka befasuar njerëzit, dhe kështu postimi i saj brenda pak ditëve ka marrë mbi 30.000 pëlqime, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, nuk ishte vetëm fotoja që befasoi njerëzit, por edhe mesazhi interesant që e kishte postuar nën fotografi.
“I kam kaluar 18 vite duke pritur. Gjithmonë jam munduar ta mbulojë trupin, por një ditë i thash vetes se do ta zbuloj trupin tim, dhe kështu fillova t’i bëjë gjërat të cilat gjithmonë kam ëndërruar t’i bëjë. Mjaft e shëndoshë por tejet e lumtur dhe sigurisht me plotë vetëbesim. Qysh në fëmijëri me pyesnin bashkëmoshatarët se pse jam më e madhe se ata, dhe pse nuk veshi rrobat si të atyre. Por fatmirësisht tani e kam kuptuar që nuk ka rëndësi pesha, por fakti nëse ndiheni e lumtur në trupin tuaj”, ka shkruar ajo. /Telegrafi/











































