Është mbajtur në qytetin e Shkodrës Festivali i 59-të Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë. Kompozitorë dhe krijues, jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, përgjatë dy netëve kanë sjellë krijimet e tyre në këtë kompeticion, ku vetë fëmijët votojnë për këngën fituese.

Në këtë edicion e vetmja konkurente nga Kosova ishte Sara Elshani e cila nga Shkodra u rikthye me njërin nga shpërblimet e festivalit.


Tanimë për publikun tonë nuk janë befasi shpërblimet për Sarën.

206976402 841542029901720 3303013386934622091 n

Sara në çdo festival që garoi rrëmbeu edhe shpërblime.

Në "Theranda fest 4" që organizohet në Suharekë mori dy shpërblime vendin e tretë të festivalit dhe çmimin e publikut.

Në "Vihuela Fest" 2020 që organizohet në Prishtinë mori çmimin e parë dhe tani në edicionin e 59-të të këngës për fëmijë në Shkodër rrëmbeu çmimin e tretë për interpretim vlerësuar nga profesionist të festivalit.