LAJMI I FUNDIT:

Për herë të parë, Italia bllokon eksportin e vaksinave COVID-19 në Australi

Për herë të parë, Italia bllokon eksportin e vaksinave COVID-19 në Australi

Italia thirri fuqitë e Bashkimit Evropian për të bllokuar eksportin e 250 mijë dozave të vaksinave kundër COVID-19 në Australi, në një përshkallëzim dramatik të një mosmarrëveshje midis BE-së dhe gjigantit farmaceutik, AstraZeneca.

Zëdhënësi i kryeministrit Italian, Mario Draghi, Paola Ansuini konfirmoi lëvizjen për CNN-in, duke shtuar se Italia dhe Komisioni Evropian kishin rënë dakord mbi veprimin.


Historia u raportua për herë të parë nga Financial Times. Veprimi i Italisë shënon herën e parë që masat e BE-së, të cilat u futën në janar, janë përdorur.

Në fund të janarit, BE u përfshi në një luftë publike dhe të ashpër me AstraZeneca për vonesat e vaksinave, pasi kompania këshilloi bllokun se do të jepte dhjetëra miliona doza më pak sesa ishte dakorduar në fund të marsit.

Komisioni Evropian miratoi masa të reja që u dhanë vendeve fuqinë për të kufizuar eksportimin e vaksinave Covid-19 jashtë bllokut në disa situata. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Bosnja
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Kalo në kategori