LAJMI I FUNDIT:

Për herë të parë, BMW zbulon dizajnin e X7 të ri (Foto)

Për herë të parë, BMW zbulon dizajnin e X7 të ri (Foto)

SUV-i më luksoz që e ka punuar BMW deri më tani, do të prezantohet këtë muaj

Tani që i shumëprituri 3 Series tërësisht i ri, u prezantua zyrtarisht, BMW i ka hyrë punës në shfaqjen sa më të mirë të X7, transmeton Telegrafi.


Të parin zbulim lidhur me këtë SUV të plotë, prodhuesi gjerman e ka bërë dua ia treguar dizajnin, por vetëm pjesërisht. Në imazhin e shpërndarë, shfaqet grilli gjigant, i hijezuar në masë të madhe.

Për këtë makinë është thënë se “do të ngritë luksin në nivel tjetër”, duke ia mundësuar të krahasohet me Range Rover dhe Mercedes-Benz GLS.

Kjo pamje lë shumë për të dëshiruar, pasi zbulon shumë pak, por nuk duhet pritur edhe shumë gjatë pasi BMW ka bërë të ditur se do ta prezantojë pas gjysmës së tetorit.

Po që se ndodhë gjatë javës që vjen, i bie të prezantohet vetëm një vit pasi u shfaq BMW X7 iPerformance Concept. /Telegrafi/