LAJMI I FUNDIT:

Për të Lufta e Dytë Botërore kishte përfunduar në vitin 1974, historia e japonezit që ishte fshehur në ishull duke menduar se betejat do të zgjasin ende (Foto/Video)

Për të Lufta e Dytë Botërore kishte përfunduar në vitin 1974, historia e japonezit që ishte fshehur në ishull duke menduar se betejat do të zgjasin ende (Foto/Video)

Ishujt idilikë të Paqësorit nuk luajnë ndonjë rol të rëndësishëm në politikën botërore, përveç se që ofrojnë plazhe me rërë të bardhë dhe oqean të mrekullueshëm me ngjyrë të kaltër.

Megjithatë, gjatë Luftës së Dytë Botërore në këta ishuj janë zhvilluar beteja të ashpra. Për aleatët ka qenë pozicion strategjik, pasi që nga atje kanë mundur të sulmojnë Japoninë, megjithatë banorët lokalë e mbrojtën me fanatizëm, transmeton Telegrafi.


E në këmbim, ushtarët japonezë janë dërguar në këta ishuj që t’i mbrojnë ata me çdo kusht. Në mesin e tyre ishte edhe togeri Hiro Onoda.

Dorëzimi nuk ishte një opsion, kështu që Onoda ka respektuar të gjitha urdhrat. Madje edhe pas përfundimit të luftës – ai vazhdoi të luftonte 29 vjet pas luftës.

Siç dihet, samurajët kanë qenë të detyruar të jenë të gatshëm të japin jetën për zotërinjtë e tyre. Ky koncept u përdor nga japonezët në Luftën e Dytë Botërore, dorëzimi ishte mëkat i pafalshëm.

Një qëndrim i tillë e dërgoi togerin Onoda dhe njerëzit e tij në një situatë, që janë detyruar të fshihen në malet e ishullit Lubang në Filipine, pasi që forcat aleate ua morën nën kontroll japonezëve ishullin në shkurt të vitit 1945.

Ai ka bindur ushtarët e tij se kjo situatë mund të zgjaste një vit, tri apo pesë, dhe se një ditë ushtria e tyre do të rikthehet për t’i marrë.

“Si eprori më i lartë jam urdhëruar të bëjmë luftë guerile dhe në asnjë mënyrë të mos vdesim. Më është dashur të zbatoj urdhrat si çdo ushtarak tjetër”, ka deklaruar ai.

Lufta kishte përfunduar në po atë vit, por ai kishte vazhduar t’i bindet urdhrave. Ka pasur disa përplasje me banorët lokale të Filipineve dhe policinë.

Në tetor të vitit 1945 ai dhe grupi i tij ata gjetën një mbishkrim ku thuhej: “Lufta ka përfunduar më 15 gusht, zbritni nga malet”.

Por, edhe pse hasën në mbishkrime tjera të ngjashme, ai dhe grupi i tij ishin të bindur se bëhej fjalë për propagandën amerikane. Konsideronin se kanë gabuar diçka, për faktin se që bashkëluftëtarët nuk po arrijnë t’i gjejnë ata. Dhe kështu mbetën të ngujuar nëpër xhungla gjatë 29 viteve të ardhshme.

E pasi që luftonin vazhdimisht me policinë lokale të Filipineve, mendonin se lufta është ende duke vazhduar. Por në vitin 1950, njëri nga njerëzit e tij u dorëzua, kurse një tjetër u vra më 1954. E kur në vitin 1972 i vënë flakën fushave të orizit, policia arriti t’ia vret bashkëluftëtarin e fundit, kështu që mbeti plotësisht i vetmuar.

Ndërkohë në Japoni, Onada dhe njerëzit e tij u shndërruan në legjenda urbane. Por edhe pse zyrtarisht janë shpallur të vdekur, të gjithë në Filipine ishin të sigurt që ai është gjallë. Onada kishte vrarë 30 filipinas, kurse në shkurt të vitit 1974 ushtari Norio Suzuki vendosi ta gjej.

Pas disa tentimeve arriti ta gjej, por Onada refuzonte të dorëzohej dhe betohej se një gjë të tillë do ta bënte vetëm po t’ia kërkonte eprori Joshimi Taniguchi. Kështu që Suzuku u detyrua të kthehet në Japoni që ta gjej Taniguchin, asokohe një burrë i moshuar që punonte në librari.

E pasi që e dërgoi në Luban, Onoda e kuptoi pas 29 viteve që kishte marrë fund Lufta e Dytë Botërore, kurse presidentit filipinas Ferdinand Markos ia dorëzoi shpatën në shenjë dorëzimi. E presidenti Markos e liroi nga akuzat për vrasje dhe i mundësoi të kthehet në shtëpi.

Kur mbërriti në Japoni, atij i është bërë një pritje madhështore. Megjithatë, pasi kaloi një kohë të gjatë nëpër male, më nuk arriti ta gjej veten në këtë vend që kishte ndryshuar shumë, dhe në vitin 1975 vendosi të shkojë në Brazil që të merret me bujqësi. Megjithatë në vitin 1984 u rikthye në Japoni, ku hapi një kurs për të gjitha ata që duan të mësojnë se si duhet mbijetuar në kushte ekstreme. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dodik: Na ka mbetur edhe një luftë - çlirimi i Republikës Serbe nga Bosnja dhe Hercegovina

Dodik: Na ka mbetur edhe një luftë - çlirimi i Republikës Serbe nga Bosnja dhe Hercegovina

Bosnja
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Kryebashkiaku i dhunshëm i Beogradit sulmoi fizikisht një qytetarë - ia rrëmben telefonin dhe ia hedh në tokë

Kryebashkiaku i dhunshëm i Beogradit sulmoi fizikisht një qytetarë - ia rrëmben telefonin dhe ia hedh në tokë

Serbia
A mund t'i arrijë Izraeli synimet pa armët amerikane?

A mund t'i arrijë Izraeli synimet pa armët amerikane?

Azia
Beteja e rrallë mes tankeve ruse dhe një të ukrainasve – pamjet nga ajri tregojnë si ushtarët e Zelenskyt shkatërrojnë makinerinë e Putinit

Beteja e rrallë mes tankeve ruse dhe një të ukrainasve – pamjet nga ajri tregojnë si ushtarët e Zelenskyt shkatërrojnë makinerinë e Putinit

Evropa
Pasojat e luftës në Ukrainë, Rusia në paradë shfaq vetëm një tank – dhe atë nga Lufta e Dytë Botërore

Pasojat e luftës në Ukrainë, Rusia në paradë shfaq vetëm një tank – dhe atë nga Lufta e Dytë Botërore

Evropa
Kalo në kategori