LAJMI I FUNDIT:

Për më shumë se 20 vite në kafazin e një restoranti në Tiranë, Marku dërgohet në strehën e arinjve në Austri

Për më shumë se 20 vite në kafazin e një restoranti në Tiranë, Marku dërgohet në strehën e arinjve në Austri

I shtrirë në kafazin e tij pranë një rruge të frekuentuar të Tiranës, ariu i murrmë i quajtur Mark gëlltit pa probleme një grumbull bukë dhe marule ndërsa, pak përtej hekurave që e kanë mbajtur rob për më shumë se 20 vjet, një mace merr pjesë e mbetur të vaktit e tij.

Marku është i fundit nga dhjetëra arinjtë që mbaheshin në kushte të tilla jashtë restoranteve shqiptare si mjet për të tërhequr dhe argëtuar mysafirët, thotë organizata bamirëse që ka marrë nismën për të shpëtuar, raporton Reuters.

“Kur (ne) filluam … në 2016, kishte më shumë se 30 arinj të mbajtur në kafaze të vegjël”, tha Magdalena Scherk Trettin, nga Four Paws International, përpara se t’i jepte një qetësues të fuqishëm Markut në përgatitje për udhëtimin e gjatë në strehën e arinjve në Austri, e drejtuar nga organizata globale me bazë në Vjenë.

Kur Marku mbërriti në restorantin “Sofra e Ariut” në Tiranë, ai ishte vetëm një këlysh, tha Scherk Trettin, duke treguar se ai kishte lindur në vitin 1998.

Restoranti ndërroi pronar një vit më parë dhe pronarët e tij të rinj zgjodhën ta dorëzonin ariun dhe ta çmontonin kafazin e tij.

“Sot nuk po ndihem mirë sepse po e marrin ariun. Jemi mësuar të jetojmë me të”, tha Misir Maxhuku, detyra e të cilit ka qenë edhe përkujdesja ndaj Markut në katër vitet e fundit.

Four Paws thotë se për shkak të legjislacionit të pamjaftueshëm, arinjtë dhe kafshët e tjera të egra mbeten në rrezik të keqpërdorimit si kafshë shtëpiake apo atraksione turistike në Shqipëri, ku kanë shpëtuar deri tani 11 arinj të tjerë.

Organizata gjithashtu ka shpëtuar 16 arinj në Kosovën fqinje, ku operon një strehë tjetër arinjsh.

Ekspertët thonë se, në të gjithë Ballkanin Perëndimor, numri i arinjve në natyrë ka rënë në mënyrë drastike në dy dekadat e fundit pas shkatërrimit të habitatit të tyre dhe gjuetisë së paligjshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori