LAJMI I FUNDIT:

Për shkaqe sigurie manifestimi i “Vidovdanit” nuk do mbahet në Gazimestan

Për shkaqe sigurie manifestimi i “Vidovdanit” nuk do mbahet në Gazimestan

Manastiri i Deçanit përmes një njoftimi ka bërë të ditur se për shkak të situatës aktuale të sigurisë, ceremonia tradicionale e “Vidovdanit” (Beteja e Kosovës) nuk do mbahet në lokacionin e zakonshëm – tek monumenti në Gazimestan, por në Manastirin e Graçanicës më 28 qershor.

Lidhur me këtë, një njoftim është lëshuar edhe nga Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit, ku përmendet situata e sigurisë si dhe arrestimet e serbëve.


“Duke marrë parasysh situatën jashtëzakonisht të vështirë në Kosovë, ku populli ynë aktualisht po jeton në një gjendje të pasigurisë dhe ndjen mungesë të të drejtave dhe lirive elementare, veçanërisht pas serisë së fundit të arrestimeve dhe keqpërdorimeve të serbëve të paraburgosur, si peshkop dioqezan, me përgjegjësi të plotë baritore, kam marrë vendimin e mëposhtëm: që ‘Vidovdani’ këtë vit të mbahet në Manastirin e Graçanicës”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

Sipas tyre, ky vendim u mor pasi nuk kanë besim që Policia do ofrojë kushtet e duhura të sigurisë.

Tutje, në njoftim theksohet se Dioqeza Rashkë-Prizren do të kërkojë mbrojtje shtesë nga KFOR-i gjatë festimeve të këtij viti.

Në njoftim potencohet se Peshkopi Teodosije u takua sot me komandantin e KFOR-it, gjeneral Ristuccia dhe shprehu shqetësimet e tij  për përkeqësimin e fundit të situatës së sigurisë në Kosovë.

Ai e ka informuar gjeneralin Ristuccia për planet lidhur me kremtimin e “Vidovdanit”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Paralajmërohet vizitë e Lajçakut në Washington, ndihmës-sekretari O’Brien: Do ta presim me Escobarin, për tu koordinuar për Ballkanin Perëndimor

Paralajmërohet vizitë e Lajçakut në Washington, ndihmës-sekretari O’Brien: Do ta presim me Escobarin, për tu koordinuar për Ballkanin Perëndimor

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kalo në kategori