Chang Benfu dhe Zhao Xuefang nga Shanxi i Kinës, që janë martuar para 40 vitesh në ceremoni modeste shkaku i kushteve ekonomike, janë fotografuar tash me kostumet martesore.

Burri 84-vjeçar dhe bashkëshortja një vit më e re, e kishin treguar historinë e tyre në dasmën e nipit, se si në ceremoninë e tyre kanë marrë pjesë shumë pak vetë, ndërsa nuk kishin mundësi të angazhonin fotograf, transmeton Telegrafi.


Fotografitë e martesës i realizuan 40 vite pasi u kurorëzuan foto 2 Pas 40 vitesh, bënë fotografitë e martesës

Të inspiruar nga kjo histori, një grup studentësh kanë shkuar në fshatin e tyre dhe pasi i kanë veshur me rrobat e duhura, kanë shkrepur edhe imazhet.

"Fotografitë e dasmës së gjyshit dhe gjyshes", mban titullin ky koleksion, ku nusja në moshë shfaqet me vello dhe xhaketë teksasi.

Fotografitë e martesës i realizuan 40 vite pasi u kurorëzuan foto 3 Gjyshërit pozojnë si të porsamartuar

Megjithëse janë bashkë që nga viti 1976, ata janë treguar shumë romantikë para kamerës.

Bashkëshortët që kanë tetë fëmijë, kanë 53 trashëgimtarë tjerë.

Fotografitë e martesës i realizuan 40 vite pasi u kurorëzuan foto 4 Me vello dhe lule, si çdo nuse

Ndryshe, historia e tyre publikohet në fillim të sezonit të dasmave, që ekonomisë së Kinës i sjell çdo vit mbi 70 miliardë euro. /Telegrafi/