LAJMI I FUNDIT:

Për shkak të numrit të madh të viktimave të COVID-19, Nju Jorku po e ka problem me djegien e të gjithë trupave të pajetë

Për shkak të numrit të madh të viktimave të COVID-19, Nju Jorku po e ka problem me djegien e të gjithë trupave të pajetë

Në shtetin e Nju Jorkut më shumë se 24 mijë persona kanë humbur jetën si pasojë e coronavirusit që nga fillimi i shpërthimit të pandemisë së COVID-19, e sa shumë janë mbushur morgjet dhe spitalet me trupa të pajetë e tregon më së miri një reportazh i realizuar nga CNN.

Anand Molly në momentet e fundit e jetës kishte arritur ta bind gruan, vajzën dhe djemtë se gjithçka është në rregull me të, edhe pse ata mund të shihnin dhe dëgjonin se si ai mezi po merrte frymë, transmeton Telegrafi.


Gruaja e tij Rayne i kishte përgatitur supë, kurse Anand mezi arriti të ngritët nga shtrati derisa djersët i rridhnin nëpër fytyrë e gojën e mbante vazhdimisht të mbyllur.

Duke ia fshirë djersët nga fytyra, gruaja disa herë e thirri në emër, por Ananda nuk iu përgjigj. Pulsin e kishte çdo herë e më të dobët, djemtë i telefonuan ndihmës së shpejtë, por doli të jetë shumë vonë për këtë.

Kanë kaluar disa orë për ta marrë ndihma e shpejtë trupin e tij, kurs gati tri javë që t’ia djegin trupin. Shkaku zyrtar i vdekjes: Një sëmundje e ngjashme me gripin (sipas gjitha gjasave COVID-19).

Kur Ananda ndërroi jetë, në Nju Jork ishin regjistruar 799 vdekjeve që kishin lidhje me coronavirusin e ri. Prej atëherë numri i viktimave është rritur për 30 herë.

Nuk është vetëm kjo që ka ndërruar në qytetin më të madh në SHBA. Edhe pse autoritetet kanë dyfishuar kapacitetet për pranim të trupave të pajetë, kompanitë që kryejnë shërbime funerale po vazhdojnë të refuzojnë të kryejnë varrime dhe kështu po praktikohen djegia e trupave.

E krematoriumi në Brooklyn është aq i mbushur sa që djegiet e trupave janë shtyrë për kah mesi i muajit maj.

“Shumë vdekje si kurrë më parë. Tash e 43 vite e kryej këtë punë dhe kurrë nuk kam parë diçka të ngjashme”, ka deklaruar Joe Sherman pronar i një morgu në Brooklyn që merret kryesisht me shërbime funerale.

Se sa shumë probleme kanë morgjet nëpër Nju Jork tregon më së miri situata e javës së kaluar, kur në një morg në Brooklyn huazoi katër kamionë frigorifer për t’i futur brenda trupat e pajetë në mungesë të hapësirë së mjaftueshme në morg.

Kamionët ishin parkuar para objektit dhe mbanin 60 trupa të pajetë, por pasi që një kamion kishte pasur problem me ftohje, trupat kishin filluar të dekompozohen, raporton CNN.

“Është një situatë pikëlluese dhe shumë fyese për familjet e viktimave. Ka mundur të shmanget një gjë e tillë. Morgjet kanë mundur të kërkojnë ndihmë, por kanë zgjedhur të heshtin”, ka deklaruar kryetari i Nju Jorkut, Bill de Blasio.

SHBA prite që shumë shpejt të tejkalojë shifrën prej 1.200.000 rasteve me coronavirus dhe 70 mijë tjerë të vdekur. Ky vend vazhdon të jetë më i prekuri në botë që nga shpërthimi i pandemisë së COVID-19. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Serbia
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Kalo në kategori