LAJMI I FUNDIT:

Për shkak të një gabimi bankar u bë milioner, shfrytëzoi rastin për të blerë apartamente dhe vetura luksoze – dënohet me gjashtë vite 35-vjeçari nga Rusia

Për shkak të një gabimi bankar u bë milioner, shfrytëzoi rastin për të blerë apartamente dhe vetura luksoze – dënohet me gjashtë vite 35-vjeçari nga Rusia

Pasi që punonjësit e bankës ia kishin transferuar gabimisht 1.3 milion dollarë në llogarinë e tij, banori i qytetit rus Tula, e shfrytëzoi këtë moment që të blejë katër apartamente, dy vetura luksoze dhe një iPhone, e për të gjitha këto është dënuar me gjashtë vite burgim.

Rasti i qytetarit rus, i cili pas një gabimi bankar u bë milioner brenda natës, është dëshmi se jeta dinë të jetë edhe e vrazhdë por edhe zemërgjerë, transmeton Telegrafi.


35-vjeçari Roman Yurkov mori 95.2 milionë ruble apo 1.3 milionë dollarë, pas një gabimi teknik nga ana e punonjësve të një banke.

Yurkov i është gëzuar lajmit kur e kuptoi se në llogari i ka 1.3 milionë dollarë. Kështu nuk hezitoi që menjëherë t’i shpenzojë – i bleu katër apartamente, vetura dhe një telefon të shtrenjtë.

I telefonoi bankës për të verifikuar gjendjen e llogarisë së tij, nga të cilët mori konfirmimin se në llogarinë e tij janë 1.3 milion dollarë.

E këtë gabim bankar e shfrytëzoi, duke tërhequr një shumë të caktuar të parave, bleu gjësende dhe për 24 orë i realizoi 220 transaksione.

Yurkov ka theksuar se vazhdimisht ka qenë në kontakt me punonjësit e bankës. Megjithatë, pasi e kuptuan se ishte bërë gabim, llogaria i është ngrirë, kurse Yurkov u arrestua nga policia ruse.

Madje gjykata e shpalli fajtor duke e dënuar me burgim prej gjashtë viteve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë
Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën

Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Kalo në kategori