Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa probleme, nëpër rrugë kryesisht me lagështi, njoftojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.

Reklama

Nga atje njoftojnë se në Krushevë është zvogëluar dukshmëria deri në 20 metra.

Siç theksojnë nga LAMM intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë qendrave urbane po është mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Nga atje u rekomandojnë shoferëve që të jenë të kujdesshëm me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut./Telegrafi/