LAJMI I FUNDIT:

Për shkak të grevës së urisë, ​KMDLNJ viziton Zharkun në qendrën e paraburgimit

Për shkak të grevës së urisë, ​KMDLNJ viziton Zharkun në qendrën e paraburgimit

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut në Prishtinë është informuar se i paraburgosuri Xhabir Zharku në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali është në grevë urie dhe refuzon ushqimin për tre ditë si pakënaqësi për cilësinë e ushqimit.

Gjatë takimit me KMDLNJ, Zharku ka thënë se ushqimi në këtë qendër deri para dy muajve ka qenë i mirë, por se kohëve të fundit nuk është i tillë, derisa pakot ushqimore nga familja janë të ndaluara dhe nuk është krijuar mundësia që ato gjera të blihen në shitoren e burgut.

KMDLNJ i merr si të arsyeshme shqetësimet dhe vërejtjet e Zharkut dhe të burgosurve tjerë sidomos për furnizim me gjëra ushqimore dhe higjienike nga shitorja e burgut.

I burgosuri Xhabir Zharku futet në grevë urie
Lexo po ashtu I burgosuri Xhabir Zharku futet në grevë urie

KMDLNJ gjatë vizitave monitoruese ka vërejtur se gjithmonë ku ka mundësi dhe sipas rekomandimit të mjekut , të privuarve nga liria u servohet ushqimi përkatës, ndërkaq, sa i përket zëvendësimit të ushqimeve që janë ndaluar me pakot ushqimore vlerëson se nuk duhet të paraqesë problem.

KMDLNJ ka kërkuar që në mungesë të pakove familjare, furnizimi i shitores së burgut duhet t’i përshtatet nevojave të personave të privuar nga liria e jo interesave të tenderëve të ndryshëm.

Ndryshe, KMDLNJ ka bërë të ditur se do të takojë drejtuesit e Shërbimit Korrektues për të diskutuar për shqetësimet e arsyeshme që i bëjnë të privuarit nga liria dhe për të gjetur mundësi për tejkalimin e tyre. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori