LAJMI I FUNDIT:

Për shkak të dërgimit të dronëve në Rusi, Ukraina mund të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Iranin

Për shkak të dërgimit të dronëve në Rusi, Ukraina mund të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Iranin

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka thënë se do t’i propozojë presidentit Volodymyr Zelensky, që të ndërpresin marrëdhëniet diplomatike me Teheranin pas sulmeve ruse me dronët iranian.

Rusia dje lansoi dhjetëra dronë kamikazë në Ukrainë, duke goditur infrastrukturën energjetike dhe duke vrarë të paktën katër persona në Kiev, transmeton Telegrafi.

Ukraina pretendon se rusët sulmin e realizuan me dronët iranianë Shahed-136, pavarësisht që Irani pretendon se nuk ia ka dërguar Moskës.


Shefi i diplomacisë ukrainase theksoi se Kievi është i sigurtë që bëhet fjalë për dronë iranian, dhe se për këto pretendime ka dëshmi.

“Teherani mban përgjegjësinë e plotë për shkatërrimin e marrëdhënieve me Ukrainën”, shtoi Kuleba gjatë një konference për media.

“Do t’i propozojë presidentit të ndërpresim marrëdhëniet diplomatike me Iranin”, tha ndër tjera Kuleba – që pranoi se do t’i dërgojnë Izraelit kërkesë zyrtare për armët të avancuara të mbrojtjes kundërajrore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

Botë
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

Botë
Musk refuzon nominimin për Çmimin Nobel për Paqe: Nuk më duhet asnjë çmim

Musk refuzon nominimin për Çmimin Nobel për Paqe: Nuk më duhet asnjë çmim

Botë
Më 4 shkurt, Trump dhe Netanyahu përballë njëri-tjetrit - çfarë pritet nga ky takim?

Më 4 shkurt, Trump dhe Netanyahu përballë njëri-tjetrit - çfarë pritet nga ky takim?

Botë

"A doni që unë të shkoj të notoj?", Trump shkakton reagime të ashpra pas komenteve sarkastike mbi tragjedinë në Uashington

Amerika
Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë

Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë

Botë
Kalo në kategori