Luizi dhe Kiara shënojnë një rekord të jashtëzakonshëm pasi njoftuan lindjen e vajzës së tyre

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito pak më herët kanë ndarë lajmin për ardhjen në jetë të vajzës së tyre të cilën e kanë quajtur Luna Mari Ejlli.
Lajmin e kanë bërë të ditur përmes një postimi të përbashkët në Instagram dhe nuk kanë munguar urimet e shumta nga adhuruesit dhe nga figurat e shumta publike.
Por, ajo që ra në sy ishte se postimi i tyre për lindjen e vajzës mori afro 160 mijë pëlqime për së paku 1 orë, duke korrur një rekord të jashtëzakonshëm.
Në postimin e tyre ata publikuan një foto me duart e vogëlushes si dhe datën e lindjes së saj.
Lajmi i ardhjes së vajzës së tyre në jetë bëri bujë menjëherë në medie e po ashtu në rrjetet sociale. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
30/04/2024
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals














































