LAJMI I FUNDIT:

‘Për rastin Mitëmarrje Zaev ta pranojë se u takua me Vitanov dhe jo me diplomatin italian’

‘Për rastin Mitëmarrje Zaev ta pranojë se u takua me Vitanov dhe jo me diplomatin italian’

Nga partia e Gruevskit, OBRM-PDUKM, përsëri kanë kritikuar Zoran Zaevin se ka gënjyer për mos prezencën e tij në gjyq, si arsye, se do të takohet me diplomatin italian, por kjo është e papranueshme për OBRM-PDUKM, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Zoran Zaev, nënkryetar i LSDM-së në gjyq gënjeu se do të takohet me ambasadorin italian vetëm që t’i ikë seancës për rastin ‘Mitëmarrje’, krim prej mbi 200 mijë euro i cili ishte kapur në ‘flagrancë’. I aboluari Zaev hesht para opinionit dhe nuk pranon se është takuar me mikun dhe bashkëqytetarin e tij, me të cilin është parë më herët mijëra herë’, kështu thonë nga OBRM-PDUKM.


Nga OBRM-PDUKM, thuhet se askush nuk mund të ikë nga duart e drejtësisë. /Telegrafi/