LAJMI I FUNDIT:

Për pranimin e muxhahedinëve, Kerry është mirënjohës ndaj Shqipërisë

Për pranimin e muxhahedinëve, Kerry është mirënjohës ndaj Shqipërisë

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, dha një deklaratë në lidhje me zhvendosjen e suksesshme të grupit të fundit opozitar të anëtarëve muxhahedinë nga Iraku në Shqipëri.

“Më lini të bëj një koment të shkurtër për lajmet e mira, sepse siç e dimë jetojmë në një periudhë turbullirash. Besoj se është e nevojshme të tregoj një arritje nga java e shkuar. Të premten e kaluar, 280 anëtarët e fundit të grupit opozitar iranian, të njohur si muxhahedinë, u shpërngulën nga kampi në Irak. Hera e parë që u përfshiva në këtë përpjekje ka qenë koha kur unë kam qenë në Senat. Dhe kjo ishte arsyeja pse vitin e parë si Sekretar u takova me Jonathan Winer, një nga këshilltarët e mi më besnikë, për t’i bërë muxhahedinët të linin Irakun. Pas një progresi disa mujor, vizitova Tiranën një vit më parë dhe diskutova me qeverinë shqiptare për dërgimin e muxhahedinëve të fundit. Shqipëria ka një traditë krenare në mbrojtjen e komuniteteve vulnerabël, duke përmendur Kosovën dhe një numër të madh çifutësh gjatë Luftës së Dytë Botërore. I jam shumë mirënjohës Shqipërisë për këtë akt humanitar”- deklaroi Kerry.


280 muxhahedinët e fundit kanë mbërritur në Shqipëri më 10 shtator. /TV Klan/

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori