LAJMI I FUNDIT:

“Për Maqedoni të përbashkët” kërkojnë zgjedhje të reja

“Për Maqedoni të përbashkët” kërkojnë zgjedhje të reja

Protesta e iniciativës “Për Maqedoni të përbashkët” ka vazhduar për të 72 ditë me radhë. Organizatorët protestuan para zyrës së BE-së në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, protesta para kësaj ndërtesë ka për qëllim të tregojë se akoma ka maqedonas që luftojnë për të drejtat e tyre. Ata përsëritën kërkesat e tyre për mos zbatimin e Deklaratës së përbashkët të partive shqiptare, duke paralajmëruar kështu edhe iniciativë deri në Gjykatën Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë së kreut të ri të Kuvendit Talat Xhaferi.

Organizatorët informuan se me protestat do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim./Telegrafi/