LAJMI I FUNDIT:

Për kënaqësi të plotë në oazën tuaj të preferuar: Ide dhe këshilla për rregullimin e kopshtit ose tarracës

Për kënaqësi të plotë në oazën tuaj të preferuar: Ide dhe këshilla për rregullimin e kopshtit ose tarracës

Nëse nuk dini nga të filloni, ne ju ofrojmë ide dhe këshilla!

Nëse filloni të rregulloni tani – nuk është vonë, sepse do të keni mundësi ta shijoni oazën tuaj në ambient të hapur për disa muaj, deri në fund të vjeshtës, transmeton Telegrafi.


Në planifikim, filloni me mobiliet themelore

Është gjithmonë e nevojshme të merren parasysh dëshirat dhe qëllimi i hapësirës – nëse duam një kënd të vogël e të rehatshëm për kafe të mëngjesit ose një pije freskuese në mbrëmje, një vend me një karrige pushimi pasdite dhe banjë dielli, një qëndrim ditor të shkurtër për kafe me tavolinë dhe divan ose tryezë ngrënieje me të paktën katër karrige.

Mobiliet përshtatjani hapësirës

Nëse hapësira është e vogël, merrni parasysh mobiliet e palosshme ose një stol në kënd ku mund të rrinë më shumë njerëz në tryezë.

Sallonet kanë variante të shumta të mobilieve për ambiente të jashtme, thjesht duhet të zgjidhni ato që u përshtaten nevojave tuaja!

Kënaqësia me një vakt në natyrë

Plotësoni mobiliet e këndit të ngrënies me një skarë ku do të përgatitni vakte të shijshme, nëse keni një kuzhinë të vogël kopshti, është një ide e shkëlqyeshme ta pajisni atë me një blender, sepse gjithmonë do të keni një pije të freskët dhe të shëndetshme.

Krijoni një atmosferë me gjelbërim dhe detaje

Lulet dhe bimët me të vërtetë ndihmojnë në krijimin e një oaze të gjelbër në ambient të hapur, qoftë kur mbjellim shkurre, lule në saksi, ose kur krijojmë një kopsht vertikal.

Zbukurimet dhe ndriçimi do të krijojnë një atmosferë të ngrohtë dhe magjike në ambient të hapur!

Nëse hapësira juaj e jashtme nuk është e mbrojtur, merrni parasysh një çadër që do t’ju mbrojë nga dielli në ditët e ngrohta. Një alternativë ndaj çadrave është një tendë që do të fiksohet në fasadën tuaj gjatë gjithë vitit.

/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Si kultivohen gladiolat: Lulet të gjata, të cilat zbukurojnë kopshtet më të bukura

Si kultivohen gladiolat: Lulet të gjata, të cilat zbukurojnë kopshtet më të bukura

Lule
Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta

Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta "thyeni kodin" në 25 sekonda?

Stil
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Ndërtim i muskujve
Shamponi i bebeve kthen rrobat e rrudhura në madhësinë e mëparshme: Ja sesi?

Shamponi i bebeve kthen rrobat e rrudhura në madhësinë e mëparshme: Ja sesi?

Bëje vet
Kalo në kategori