LAJMI I FUNDIT:

Për katër muaj u regjistruan 3294 biznese

Për katër muaj u regjistruan 3294 biznese

Në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve Kosovare (ARBK) gjatë katërmujorit të parë të këtij viti u regjistruan 3 294 biznese.
Në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ky numër ka shënuar rënie për 262 biznese. “Gjatë periudhës janar-prill të këtij viti janë regjistruar 3 294 biznese, kurse në periudhën paraprake të vitit 2018 ishin të regjistruara 3 556 biznese.

Sa iu përket numrit të bizneseve të huaja të regjistruara, kemi numër konstant të bizneseve prej 16 sosh në katërmujorin e parë të dy viteve”, është thënë në përgjigjen e zyrës për informim të ARBK-së dhënë gazetës “Epoka e re”.


Sipas MTI-së, bizneset e regjistruara me pronarë femra në periudhën janar-prill të vitit 2019 janë 835 sosh, kurse në vitin e kaluar ishin 868 biznese të regjistruara.

Sipas kreut të Aleancës Kosovare të Biznesit (AKB), Agim Shahini, numri prej mbi 3 000 biznesesh të regjistruara është lajm i mirë.

Ai ka thënë për gazetën “Epoka e re” se vetëm 30 për qind e bizneseve të regjistruara janë funksionale.

“Qytetarët e Kosovës kanë shpirt ndërmarrës dhe zgjedhin rrugën e të hyrit në biznes. Sikur të gjitha këto biznese të ishin funksionale atëherë kriza ekonomike do të ishte shumë më e vogël. Sipas të dhënave që AKB-ja ka, që nga viti 2000 jo më shumë se 30 për qind e bizneseve janë funksionale në vitin e parë. Kjo e dhënë na përsëritet në vazhdimësi. Ndërkaq kemi normë të jofunksionalizimit të tyre 25 deri në 30 për qind të bizneseve të regjistruara. Këtë vit, në muajt e fundit, kemi një rënie të regjistrimit të bizneseve për dallim nga vitet e kaluara. Kjo lidhet me krizën dhe politikat ekonomike që në Kosovë janë të shtrenjta dhe bizneset nuk mund t’i përballojnë”, ka thënë Shahini.

Njohësi i çështjeve ekonomike, i cili më parë ishte dhe ekspert i angazhuar nga Banka Botërore, Agim Demukaj, ka thënë se shifra prej 3 000 bizneseve të regjistruara është lajm i mirë por, sipas tij, rënia prej 262 bizneseve ka të bëjë kryesisht me rritjen e numrit të bizneseve në vitin 2018 kur ishte edhe vit i pakos fiskale.

“Është lajm i mirë pasi vetëm nëse nga dy persona i punësojmë, atëherë flasim për 6 000 e më shumë të punësuar. Rritja e madhe e numrit të bizneseve të regjistruara në vitin e kaluar është në saje të pakos fiskale. Në tërësi mund të themi se është lajm i mirë kjo shifër e bizneseve. Por, sa janë aktive bizneset që regjistrohen, personalisht nuk kam ndonjë analizë të mirë. As Administrata Tatimore e Kosovës nuk i përcjell nga afër nëse janë aktive apo jo? Megjithatë, është lajm i mirë pasi në raport me bizneset e shuara numri i bizneseve të regjistruara është dukshëm më i lartë”, tha Demukaj. /Epoka e Re/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Franca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?

Franca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?

Botë
Kalo në kategori