LAJMI I FUNDIT:

Për katër ditë identifikohen 60 lëmoshë-kërkues, prej tyre 33 fëmijë

Për katër ditë identifikohen 60 lëmoshë-kërkues, prej tyre 33 fëmijë
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se për katër ditë janë identifikuar gjithsej 60 lëmoshë kërkues, 27 të rritur dhe 33 fëmijë.

Prej të rriturve 16 shtetas të Kosovës dhe 11 të Shqipërisë, ndërkaq prej fëmijëve 21 shtetas të Kosovës dhe 12 të Shqipërisë.


Lexoni të plotë komunikatën e Policisë së Kosovës:

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNj), ka hartuar dhe zbatuar një plan operativ me qëllim të identifikimit të fëmijëve lëmosh-kërkues si viktima të mundshme të trafikimit. Zbatimi i këtij plani është shtrirë në tërë territorin e vendit dhe në zbatim të tij janë përfshirë njësi të ndryshme policore, prokuroria dhe Qendra për Punë Sociale.

Gjatë realizimit të këtij plani (24 deri më 28 tetor 2022), janë identifikuar 33 fëmijë lëmosh- kërkues (21 shtetas të Kosovës dhe 12 shtetas të Shqipërisë), po ashtu janë identifikuar edhe 27 lëmoshë kërkues të rritur (16 shtetas të Kosovës dhe 11 shtetas të Shqipërisë).

Numri i përgjithshëm i lëmosh-kërkuesve ka qenë 60 lëmoshë kërkues.

Të gjithë fëmijët lëmosh-kërkues kanë qenë të shoqëruar nga familjarët e tyre dhe të pajisur me dokumente.

“Në prani të punëtorit social, të gjithë fëmijëve u është plotësuar formulari me shënime dhe janë marre në pyetje familjaret e tyre me qëllim të identifikimit të viktimave potenciale të trafikimit me njerëz.

Policia ka iniciuar 18 rate penale ‘keqtrajtim apo braktisje e fëmijës’ ndaj 22 të dyshuarve”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori