LAJMI I FUNDIT:

Për gjashtë muaj shuhen 1408 biznese (Video)

Për gjashtë muaj shuhen 1408 biznese (Video)

Hiq më pak se 1408 biznese janë shuar në gjashtëmujorin e parë të vitit 2016. Faktorët që kanë ndikuar në këtë shuarje janë të shumtë, duke filluar nga sistemi bankar i cili nuk është favorizues, çështja politike në vend, si dhe nga indikatorë të tjerë.

Për njohësit e ekonomisë, hapja dhe shuarja e bizneseve është proces që ndodh në të gjithë botën.

“Fakti që janë më shumë se 1300 biznese të shuara, gati 50 për qind më shumë se vitin e kaluar, tregon përkeqësimin situatës. Ky është një sinjal për Qeverinë e Kosovës, për institucionet përgjegjëse që të marrin veprime me qëllim të krijimit të një ambienti shumë më të sigurt, më të qëndrueshëm për të bërë biznes, si dhe për zbatimin e përpiktë të ligjit”, ka thënë Ibrahim Rexhepi, sipas të cilit është e udhës që para se dikush të vendosë të hapë një biznes, të bëjë një analizë të tregut. /Gazeta Tribuna/