Në Kroaci sërish është aktuale çështja e aplikimit të shërbimit ushtarak, për çka kryeministri kroat Andrej Plenkoviq tha se po punohet në disa opsione dhe se siguria e vendit është në rend të parë.
Plenkoviq tha se është koha që “të hapin sytë dhe të ngrenë kokën”.
“Nëse ngremë kokën dhe dalim nga oborri ynë, çfarë lloj bote shohim rreth nesh? Një botë në të cilën fuqia bërthamore Rusia po kryen agresion brutal kundër Ukrainës tonë mike për dy vjet. Katër rajone janë pushtuar, janë aneksuar. Edhe Krimea është aneksuar”, tha Plenkoviq.
Siç raporton “klix.ba” Plenkoviq përmendi gjithashtu konflikte të tjera botërore që shtrihen deri në Jemen.
“Para katër muaj e gjysmë ka pasur tensione të tilla në Kosovë dhe për pak ka shpërthyer lufta ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Nëse shikojmë tensionet në vendet e tjera në fqinjësinë tonë, nëse shikojmë kërcënimet e shkaktuara nga migrimi i paligjshëm. Atëherë fjala e vetme që vjen në fokusin tonë – është siguria”, tha Plenkoviq, transmeton Telegrafi.
Ai shtoi se angazhimi i fundit në lidhje me prokurimin e transportuesve Bradley si dhe blerjen e avionëve Rafal është mesazhi i tij për një Kroaci të sigurt.
“Ne në Kroaci e kemi pezulluar shërbimin ushtarak për më shumë se 15 vjet. Ju keni breza të rinjsh që nuk dinë asgjë për disa aftësi në rrethana të ndryshuara. Kjo nuk është një përpjekje për të futur shërbimin e detyrueshëm ushtarak si në të kaluarën, por në këto rrethanat e sigurisë vendosëm t’i kërkojmë ministrit Anushiq që të analizojë disa opsione për ne. Nuk do të flemë dhe do të pretendojmë se gjithçka është mirë, kurse rreth nesh ka vatra të krizës sa të duash”, tha Plenkoviq.
Ai paralajmëroi organizimin e një diskutimi në të cilin do të shqyrtohen të gjitha opsionet që kanë të bëjnë me vendosjen e shërbimit ushtarak.
“Do të organizojmë dalëngadalë një diskutim për të parë se çfarë na duhet. E pyetëm shefin e Shtabit të Përgjithshëm se si është situata, nga vijnë të rinjtë që shërbejnë në ushtri. Nga Sllavonia dhe Dalmacia, familjet e veteranëve. Mendoni se ukrainasit para vitit 2013 e shikonin ushtrinë si sot? Të gjithëve optika po iu ndryshon”, tha Plenkoviq. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVuçiq tregon shtatë kërkesat e Serbisë për Kosovën
Dosja e Prokurorisë: 10 muaj para sulmit në Banjskë, Radoiçiq me grupin e tij u fotografuan para shtatores së “Car Lazarit” në Mitrovicë
Kurti: Kosova nuk trembet nga kërcënimet dhe ultimatumet e Vuçiqit të koordinuara me Rusinë
Bislimi thotë se Serbia refuzoi takimin trepalësh të kryenegociatorëve, i bën thirrje Lajçakut të reagojë ndaj dezinformatave që po bëhen në Serbi
Osmani për kërcënimet e Vuçiqit: Tregojnë mendësinë e tij të vërtetë – do të përballet me institucionet e Kosovës
Arrestohet asamblisti i LDK-së, dyshohet se sulmoi fizikisht kryetarin e Komunës së Podujevës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Reagon Putini, pas paralajmërimeve të SHBA-së dhe MB-së se do të lejojnë Kievin të përdorë armë me rreze të gjatë kundër objektivave brenda Rusisë
"Të largohem nga Barcelona për 120 milionë euro?", Lamine Yamal flet të ardhmen e tij
Osmani për kërcënimet e Vuçiqit: Tregojnë mendësinë e tij të vërtetë – do të përballet me institucionet e Kosovës
Analisti serb: Ura e Ibrit do të hapet, Vuçiq duhet ta pranojë planin franko-gjerman
"Kemi blerë të gabuarin", Ancelotti e kishte lënë të shokuar Bellinghamin
Gjashtë vende që mund të ndërmjetësojnë bisedimet e mundshme të paqes Rusi-Ukrainë