Nga: Michel Houllebecq (pjesë nga vepra “Nënshtrimi”)
Përktheu: Edit Dibra
… Vetëm letërsia mund t’ju japë atë ndjesi bashkimi me një shpirt tjetër njerëzor, me tërësinë e shpirtit të autorit, dobësitë dhe madhështitë, kufizimet, vogëlsinë, fiksimet, besimet; me gjithçka që e mallëngjen, i intereson, e ngacmon ose e neverit.
Vetëm letërsia mund t’ju lejojë të hyni në kontakt me shpirtin e një të vdekuri, në mënyrë të drejtpërdrejtë, më të plotë dhe më të thellë se ç’do të bënte biseda me një mik- sado e thellë, sado e forte që të jetë një miqësi, është e pamundur të hapemi në një bisedë, ashtu siç bëjmë përpara një flete të bardhë, kur i drejtohemi një bashkëbiseduesi të panjohur.
Sigurisht, në letërsi, muzikaliteti i fjalive kanë rëndësinë e tyre; thellësia e mendimit të autorit, origjinaliteti i mendimeve nuk mbeten pas; por një autor është para së gjithash një qënie njerëzore, i pranishëm në librat e tij, pavarësisht në shkruan mire apo keq, rëndësi ka që ai shkruan dhe që është i pranishëm në librat e tij (është e çuditshme që një kusht kaq i thjeshtë, në dukje kaq pak paragjykues, të jetë e kundërta në të vërtetë, e që ky fakt i qartë, që vëzhgohet lehtë, të jetë shfrytëzuar kaq pak nga filozofët e orientimeve të ndryshme; sepse qëniet njerëzore zotërojnë pavarësisht nga cilësia, të njëjtën sasi pranie; në parim ato janë pak a shumë njësoj të pranishme; gjithsesi, ca shekuj më vonë s’kemi këtë përshtypje, e shumë shpesh, shohim të shfaqet mes faqesh që na ngjajnë si të diktuara nga shpirti i një individi, një qënie e pasigurt, gjithnjë e pasigurt, gjithnjë e më fantazmagorike, anonime).
Po kështu, një libër që na pëlqen, është para së gjithash libri i një autori që na pëlqen, të cilin kemi dëshirë ta takojmë, kemi dëshirë të kalojmë me të.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPLAK BUDALLA
Fadil Hoxha e Veli Deva, Enver Hoxhës më 1968: Kujdes me Titon, se po na e vështirësoni punën në Kosovë
Bisedat me “Bob Dylanin” në internet: Mashtruesit që kërkojnë para!
Thënie të Bajronit: Nëse do që 100 italianë të heshtin, vrit një; nëse do që 100 shqiptarë të heshtin, duhet të vrasësh 99
Gjyqi ndaj Ibrahim Çelos në Selanik, për vrasjen e Hasan Prishtinës
Vepra e Barletit, burim kryesor për jetën e Skënderbeut!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe