Sikurse edhe herëve të tjera, komuniteti shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po vazhdon të ndihmojë qytetarët e Republikës së Kosovës, aty ku ka më së shumti nevojë, sidomos familjet me të ardhura jo të mira, ose që janë në asistencë sociale.
Shoqatën humanitare “Peja” nga New Yorku, me seli në Bronx, e cila ka të vetmin qëllim, t’ju ndihmojë qytetarëve në Kosovë, e cila shumë shpesh ka ndihmuar familjet në nevojë në Pejë dhe rrethinë, përmes anëtarësisë së vet, për festën e Bajramit, ka arritur të grumbulloj 16 mijë e 74 euro, me të cilat kanë ndihmuar 400 familje në nevojë, në Pejë, Klinë, Deçan, Istog. Me 20 pako ushqimore është ndihmuar edhe OJQ “Qendra për Jetë të Pavarur”, e cila është si institucion arsimor për fëmijët me nevoja të veçanta.
Përpos pakos së ushqimeve, këtyre familjeve i është dhuruar nga 50 kg miell, në mënyrë që sado pak të zbutet situate e tyre sociale.
Kryetari i Shoqatës humanitare “Peja”, Rejmond Zeka, ka deklaruar për Telegrafin se shpreson se edhe herëve të tjera Shoqata që drejton ai, do të ketë mundësi që të ndihmojë më shumë familje në nevojë, duke grumbulluar më shumë mjetet financiare nga komuniteti shqiptarë në New York.
Njëherit ai ka falënderuar gjithë anëtarët e Shoqatës “Peja”, dhe të tjerët që nuk janë anëtarë, për kontributin e jashtëzakonshëm për të ndihmuar qytetarët e Kosovës, për festën e Bajramit.
Ndërkaq, Adriatik Shala, sekretar i Shoqatës “Peja”, ka treguar për Telegrafin se kësaj here janë gjithsejtë 400 pako ushqimore bashkë me 500 kg miell, të cilat janë donacion i shoqatës “Peja”, për familjet me nevojë .
“Shpërndarjen e tyre e ka bërë Shoqata Bamirëse ‘Bereqeti’, përmes kryetarëve të bashkësive lokale në Pejë me rrethinë, dhe në disa komuna tjera, Deçan, Klinë, Istog. Gjithashtu edhe 20 pako janë dërguar për OJQ-në, “Qendra për Jetë të Pavarur”, ka theksuar ai për Telegrafin.
Në emër të kësaj shoqate, Shala ka një falënderim të vençat për të gjithë anëtarët e Shoqatës “Peja” në New York dhe po ashtu një falënderim edhe për të gjithë pjesëtarët tjerë të komunitetit shqiptaro-amerikanë, të cilët ndihmuan pa asnjë hezitim, dhe për të gjithë ata të tjerë të cilët nuk janë anëtar të shoqatës, por që kanë shprehur vullnetin e tyre për të ndihmuar hiq me pak se 400 familje për festën e Bajramit.
Ai ka theksuar se këtë vit është vërejtur interesim shumë i madh komunitetit shqiptar për të ndihmuar familjet në nevojë në vendin e origjinës, pasi që, sipas tij herën e fundit, me rastin e festive të fundvit të kaluar, kanë arritur të ndihmojmë 205 familje në nevojë.
“Mund të them se kemi arritur t’i përgatitim 400 pakove me gjëra ushqimore në vlerë prej 40 euro, dhe kjo është mundësuar më ndihmën e të gjithë anëtarëve të Shoqatës, por edhe të komunitetit shqiptar që nuk janë anëtar të Shoqatës, duke pas parasysh gjendjen sociale në vendin e origjinës”, ka theksuar ai, për Telegrafin.
Ai është shprehur optimistë se më shtimin e buxhetit të Shoqatës ‘Peja”, do të kenë mundësi të ndihmojnë më shumë familje tjera të rrethit të Pejës, pasi që këtë do ta arrijmë bashkërisht me komunitetin shqiptar në New York.
Ai ka bërë të ditur se iniciativa për të ndihmuar familjet në nevojë në Kosovë, pikërisht në Pejë dhe rrethinë, në mënyrë zyrtare, ka filluar vitin e kaluar, e që do të vazhdojë edhe viteve të tjera.
“Dy herë në vit do të ndihmojmë qytetarët e Republikës së Kosovës, sidomos të familjet në nevojë”, tha ai, duke shtuar se edhe pse kërkesat janë të mëdha për ndihmë, Shoqata “Peja”, nga New Yorku, po mundohet që me të gjitha mundësitë që ka, t’i ndihmojë familjet në nevojë në Pejë dhe rrethinë.
Përndryshe, zyrtarët e kësaj Shoqate, kanë deklaruar se, familjet në nevojë do të ndihmohen dy herë në vit, pasi që sipas tyre, kjo iniciativë do të mbetet si traditë duke ndihmuar Kosovën dhe qytetarët e saj, nga komuniteti shqiptar në New York. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Nga fillimi i muajit shkurt janë gjobitur 18.132 persona për shkelje të rregullave në komunikacion në Maqedoni

Ankohet personeli i Gjinekologjisë në Çair: Po na rrezikohet integriteti profesional, moral dhe etik i punës sonë

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës