LAJMI I FUNDIT:

Për dy javë rreth 10 milionë amerikanë humben vendet e punës pas përhapjes së pandemisë së Coronavirusit

Për dy javë rreth 10 milionë amerikanë humben vendet e punës pas përhapjes së pandemisë së Coronavirusit

Javën e kaluar më shumë se 6.65 milionë amerikanë u paraqitën në zyrat e entit të punësimit, pas përhapjes së pandemisë së Coronavirusit në vend.

Sipas Departamentit Federal të Punës, ky numër i lartë i të papunëve arriti brenda një jave e cila përfundoi me 27 mars.


Po ashtu, rreth 3.3 milionë amerikanë ishin paraqitur si të papunë dy javë më herët, duke e rritur kështu numrin e tyre në 9.95 milionë, përcjell Telegrafi.

Analistët parashikojnë që kjo do të jetë vetëm fillimi dhe shifrat e ardhshme do të jenë edhe më të frikshme.

Këta besojnë se kriza e pandemisë së Cronavirusit do të shkatërrojë plotësisht rritjen ekonomike në dekadën e fundit.

Javën e kaluar, Kongresi amerikan ka miratuar Fondin Emergjent prej 2 trilionë dollarësh për të stimuluar ekonominë.

Amerikanët do marrin deri 2,400 dollarë ndihma për të përballuar izolimin nga Coronavirusi
Lexo po ashtu Amerikanët do marrin deri 2,400 dollarë ndihma për të përballuar izolimin nga Coronavirusi

Lidhur me këtë, tashmë disa qytetarë mund të presin ndihma financiare nga qeveria, për t’i ndihmuar ata të përballen me izolimin që buron nga kriza e Coronavirusit.

Këto pagesa pritet të jenë 1,200 dollarë për individë, 2,400 dollarë për ata që janë martuar dhe paraqesin bashkërisht taksat mbi të ardhurat dhe 500 dollarë për fëmijët. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
Drejtori i ANP-së: Zgjatja e pistës zgjidh problemin e fluturimeve

Drejtori i ANP-së: Zgjatja e pistës zgjidh problemin e fluturimeve

Ekonomi
MEKA - zgjidhja e shpejtë dhe e shijshme për pauzat e punës

MEKA - zgjidhja e shpejtë dhe e shijshme për pauzat e punës

MEKA HALAL FOOD
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Kalo në kategori