LAJMI I FUNDIT:

Për deklaratën e Liburn Aliut se Kosova është shtet i përkohshëm, Deda: I ka bërë dëm Kurtit, Osmanit dhe qeverisë së vet

Për deklaratën e Liburn Aliut se Kosova është shtet i përkohshëm, Deda: I ka bërë dëm Kurtit, Osmanit dhe qeverisë së vet

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Ilir Deda, ka folur mbi deklaratën e ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili ditë më parë tha se Kosova është shtet i përkohshëm.

Deda tha se Aliu i përket rrymës politike e cila është për bashkim kombëtar, por si ministër i Qeverisë së Kosovës nuk është dashur ta bëjë një deklaratë të tillë.


“I ka bërë dëm së pari qeverisë së vet, se pse të kërkon pra qeveria njohje, anëtarësim në organizata ndërkombëtare, në NATO e Këshill të Evropës nëse ti mendon që je i përkohshëm”.

“Shumë më shumë i ka bërë dëm Albinit, Vjosës e të gjithë qeverisë e edhe pozitës në të cilën gjendet Kosova, por është bindje e tij. Tash, ai duhet të vendosë vet se si duhet të vazhdojë. Pas asaj deklarate s’është dashur të sillet sido, sepse edhe serbët në Kosovë të dalin e të thonë që ‘Kosova është shtet i përkohshëm’, ‘Kosova është Serbi’ e gjëra të tilla”, tha Deda në Rubikon në Klan Kosova.

Deda më tutje tha se në deklaratën e Aliut se Kosova është shtet i përkohshëm s’ka parë logjikë.

“Në këtë situatë kur thua se dua njohje prej Serbisë, pesëshes evropiane, dua me qenë anëtar i BE-së, NATO-s e në organizata të tjera, dhe vetëm njohja eksplicite me Serbinë e bën paqen në Ballkan, atëherë çka po të duhet kjo deklaratë me u dhënë”, tha ai.

Deda ka thënë se më kurrë nuk e mendon kthimin në politikë pasi e ka ndërprerë atë para më shumë se pesë vjet.

Ai ka pohuar se ka qenë një njeri naiv për politikën në Kosovë.

“Ai vendim është më i miri që e kam marrë, me kalimin e kohës jam shumë rehat me atë vendim, njeriu duhet ta dijë kur është mjaft dhe boll.  Filmi i pjesëmarrjes në politikë ka përfunduar para më shumë se katër vjetëve dhe nuk ka vazhdim ai film më”.

“Nëse për diçka kam qenë shumë i vendosur ka qenë kjo, unë kam qenë naiv në politikë me të vërtetë kam menduar se më rëndësi është projekti që e përfaqëson dhe rezultati që vendi yt mundet të jetë shumë më përpara se sa që është, duke shndrit shumë më shumë se që shndrit, sot me 83 për qind analfabet funksionalë në këtë vend, çka me thënë? Cili është projekti politik? Me zhvillim 3 për qind”, ka thënë Deda.

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori