Pajisjet ushtarake ruse janë vënë në një testim rreth asaj se si do të përballonin të ftohtit, në rast nevoje, duke u drejtuar drejt Arktikut.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, gjatë disa javëve të ardhshme, ato do të kalojnë përmes një rrugëtimi të vështirë nga fshati Tiksi në republikën e largët ruse të Yakutia (rreth 5,000km nga Moska) drejt Ishullit Kotelny.


w1 7

Bëhet e ditur se ata do të udhëtojnë nëpër borë dhe akull në Detin Laptev, një det margjinal në Arktik, duke mbuluar rreth 2,000 kilometra hapësirë.

w2 8

Temperatura në këtë zonë tani është rreth -30 gradë celsius, e cila llogaritet si mjaft e butë për rajonin, duke pasur parasysh se ato mund të jenë dyfish më të ulëta në këtë pjesë.

w3 8

Megjithatë, vlerësohet se kjo nuk duhet të jetë një problem për njësitet: ata janë të gjithë të veshur me uniforma Arktik, dhe makinat janë të pajisura me lëndë djegëse, të mjaftueshme, dhe të specializuara për kushtet e vështira të Arktikut.

w4 7

Automjetet do të vihen në provë për të parë nëse ata mund të funksionojnë si duhet në temperatura të ulëta, stuhi të rënda (me shpejtësinë e erës mbi 35 metra për sekondë), dhe borë të thellë. /Telegrafi/