LAJMI I FUNDIT:

Për blerje vote, arrestohet doganieri në Shkodër

Për blerje vote, arrestohet doganieri në Shkodër

Policia e Shkodrës ka goditur dy raste të blerjes së votës, duke ndaluar në kushtet e flagrancës shtatë persona.

Në vendin e quajtur Guerrile, policia ka ndaluar një 48-vjeçar si dhe katër personat që e shoqëronin pasi kishte sinjalizime se me një mjet të KESH po shpërndanin para. Nga kontrolli i mjetit u gjetën çeqe dëmshpërblimesh të cilat sipas të ndaluarve janë dëmshpërblimet që KESH po u jep familjeve të përmbytura në zbatim të VKM-së së qeverisë.


Në një tjetër rast sërish policia e Shkodrës ka ndaluar një doganier në doganën e Vermoshit, Izmir Bushaj, i cili është kapur me një listë votuesish dhe një sasi të konsiderueshme parash, 48 kartmonedha me prerje 2 mijë lekëshe. Së bashku me të policia ndaloi edhe Xhyher Bushajn, të dy banues në fshatin Kullaj, raporton TCH.

Policia e Shkodrës bën të ditur se janë nën gjurmim edhe raste të tjera të shitblerjes së votës dhe është shumë pranë arrestimit të personave përgjegjës. Ndërkohë drejtori i policisë së shtetit gjatë instruktazhit për ditën e votimit me efektivë të komisariatit nr. 1 në Tiranë, u bëri thirrje vartësve që të harrojnë bindjen e tyre politike gjatë, para, gjatë dhe pas procesit të votimit.

Çako deklaroi se është ngritur edhe një task force për koordinimin e veprimeve të policisë ku janë të pranishëm edhe përfaqësues të misioneve ndërkombëtareqë asistojnë vendin tonë. Angazhim të posaçëm për ditën e zgjedhjeve dhe gjatë procesit të numërimit ka dhe Prokuroria e Përgjithshme.

Kryeprokurori Adriatik Llalla në një komunikim me vartësit u ka kërkuar angazhim maksimal dhe bashkëpunim me institucionet ligjzbatuese si dhe orientimin e saktë dhe të shpejtë të rasteve që mund të shfaqen.

Në gatishmëri të plotë është edhe task forca e krijuar nga Këshilli i Ministrave e drejtuar nga zv.kryeministrja Ledina Mandia, e cila ka vënë në dispozicion edhe një numër telefoni, ku subjekte elektorale mund të denoncojnë apo raportojnë parregullsitë, ndërsa për qytetarët është vënë në dispozicion një portal elektronik në faqen zyrtare të kryeministrisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Lajme
Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori