LAJMI I FUNDIT:

Për analistët, ndërhyrja diplomatike nga jashtë mund të qetësojë situatën në Maqedoni

Për analistët, ndërhyrja diplomatike nga jashtë mund të qetësojë situatën në Maqedoni

Situata politike është shumë e ndërlikuar dhe ajo mund të eskaloj edhe më tutje. Protestat nuk do të ndalen, por do të fitojnë në masovitet sepse qytetarët janë skajshmërisht të dëshpëruar, veçanërisht pas vendimit të Ivanovit. Kështu komentojnë situatën aktuale ekspertët politik, Ismet Ramadani dhe Petar Arsovski, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Zgjidhjen e kësaj krize të thellë, ata e shohin vetëm me rritjen e intervenimeve ndërkombëtare. Ramadani vlerëson se në bazë të deklarimeve që i kemi dëgjuar këto ditë nga ndërkombëtarët, ata janë shumë më eksplicitë. Reagimi i ministrit të jashtëm të Gjermanisë apo ministrit të Jashtëm të Britanisë apo DASH, sipas Ramadanit, flet shumë qartë se sa serioze është situata.


“Praktika tregon se partitë politike vet nuk janë në gjendje të ulen dhe ta tejkalojnë këtë situatë. Pastaj nuk kemi kryetar shteti që i ka mbetur pak autoritet për ti ulur liderët. Në vend që të ndihmon që të tejkalon këtë situatë përkundrazi edhe më shumë e ndezi fitilin e destabilizimi. Dalja nga kjo situatë është vetëm me intervenim diplomatik, ndoshta edhe shater diplomatik, buldozher diplomat”, ka deklaruar për Tv Shenja, analisti politik Ismet Ramadani.

Nga ana tjetjër, Arsovski shprehet se vendimi i Ivanovit për abolim, që solli deri te shpërthimi i pakënaqësive, ka bërë që të kemi në më shumë vende më shumë mitingje. Ai thotë se nga kjo situatë janë të mundura tre skenare globale.

“Opsioni i parë është që bashkësia ndërkombëtare megjithatë do të arrijë që në periudhën e ardhshme t’i ulin në tryezë partitë politike dhe të gjejnë një kompromis që të normalizohet gjendja. E dyta është se pakënaqësia e qytetarëve të sjellë incidente më serioze dhe e treta është që do të kemi ndonjë status kuo të paktën deri në zgjedhje me situatë të pazgjidhur politike dhe menjëherë pas zgjedhjeve të diskutohet se cili është hapi i ardhshëm në këtë situatë”, ka thënë analisti politik Petar Arsovski.

Ndërkohë, Ramadani u shpreh se është brengosëse fakti që BDI edhe më tej vazhdon ta përcjell Nikolla Gruevskin dhe partinë e tij edhe atëherë kur u bë e qartë se ambasada ruse po mban anën e VMRO në pushtet, kundër të gjitha institucioneve perendimore dhe amerikane./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

Lajme
“Bjeshka” i bashkohet LDK-së, Abdixhiku: Na priftë e mbara Gjeneral

“Bjeshka” i bashkohet LDK-së, Abdixhiku: Na priftë e mbara Gjeneral

Lajme
Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Lajme
​Nis protesta e SBAShK-ut, kërkohet rritja e pagave

​Nis protesta e SBAShK-ut, kërkohet rritja e pagave

Lajme
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Turqia rikonfirmon votën pro anëtarësimit të Kosovës në KiE

Turqia rikonfirmon votën pro anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Kalo në kategori