LAJMI I FUNDIT:

Për 9 muaj u kursyen 1.5 milion euro në furnizimin e spitaleve me oksigjen

Për 9 muaj u kursyen 1.5 milion euro në furnizimin e spitaleve me oksigjen

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se për 9 muaj ka kursyer mbi 1.5 milion euro në furnizim me oksigjen, falë investimeve të bëra në QKUK dhe spitalet e përgjithshme për instalim të rezervuarve të oksigjenit.

Sipas ShSKUK, këto investime kanë mundësuar furnizimin me oksigjen të lëngshëm dhe duke hequr nga përdorimi cilindrat (bombolat e oksigjenit) të cilat kanë shkaktuar shpenzime shumë më të mëdha, furnizimi ka qenë më i vështirë, sidomos në spitalet  e përgjithshme që nuk kanë pasur rezervuare të furnizimit të lëngshëm me oksigjen.


“Në një raport/analizë të shpenzimeve të oksigjenit të lëngët për periudhën 9 mujore të vitit 2021 (janar-shtator 2021) rezulton se vetëm në spitalet e përgjithshme janë shpenzuar rreth 900 mijë litra oksigjen (e shprehur në vlerë financiare rreth 400 mijë euro). Nëse nuk do të ishin instaluar cryo-tanket, ShSKUK do të shpenzonte rreth 2  milion euro për oksigjen të gaztë me bombola. Pra, pra vetëm për 9 muaj në spitalet e përgjithshme (pa llogaritur fare këtu QKUK) pra, janë kursyer mbi 1.5 milion euro në furnizimet me oksigjen”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.

Gjithashtu, sipas njoftimit, këto kursime u mundësuan edhe falë zgjerimit  me oksigjen qendror në dhomat e pacientëve si në QKUK, ashtu edhe në spitalet e përgjithshme.

ShSKUK ka instaluar rezervuarët për furnizim me oksigjen të lëngët në të gjitha spitalet e përgjithshme, ndërkohë ka rritur kapacitetet edhe në QKUK.

“Nga kapaciteti 20 ton që kishte në QKUK, tashmë ka 35 ton, kurse në spitalet e përgjithshme që nuk kishte fare, tashmë ka kapacitet për furnizim me 55 ton me oksigjen të lëngshëm”, njofton ShSKUK. /Telegrafi/ ​

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori