Kur fshehim një të vërtetë për një kohë të gjatë, vjen një pikë kur ne e kemi edhe më të vështirë për të bërë një gjë të tillë – edhe pse ndoshta nuk kemi zgjidhje tjetër.
Kjo është një arsye pse Zena Cooper nga Ammanford, South Wales, nuk arriti t’i tregojë askujt që ishte e verbër, derisa ajo ishte gati 40 vjeçe.
Edhe pse duket një histori gati e pa mundur, Zena, 42 vjeç, një nënë e katër fëmijëve me një diplomë master, e cila punon si këshilltare në shkollë, jetoi me aq “përpikëri” pas humbjes së shikimit – shkaktuar nga zhvendosja e lenteve në sytë e saj – për gati katër dekada sa që as prindërit e saj nuk kishin dijeni për vështirën e saj, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Ajo zhvilloi strategji të tilla sa që ishte në gjendje të mashtronte të gjithë, duke memorizuar rrugët e njohura, duke shfrytëzuar kujtesën e saj jashtëzakonisht interesante dhe duke mësuar se ku lakohen rrugët dhe ku gjenden trotuaret.
“Unë kam jetuar në një gjendje të mbikëqyrjes së përhershme”, pranon ajo tani. “Unë gjithmonë isha duke planifikuar gjërat përpara, duke numëruar hapa, duke mësuar përmendësh ndjenjën e sipërfaqes së tokës nën këmbët e mia dhe duke zhvilluar kujtesën time dëgjimore”.
Hera e parë kur ajo e kishte kuptuar se vërtet diçka nuk ishte në rregull ishte kur iu kërkua të ngjyroste një ketër.
Për dallim nga shokët e saj të klasës, të cilët zgjodhën kafe të kuqërremtë, Zena përdori vjollcën dhe u qortua për përdorimin e ngjyrës “së gabuar”, ashtu edhe për shkrimin e saj të parregullt.
“Kur isha vajzë, nuk e kuptoja se isha ndryshe. Mendova se të gjithë i shihnin njerëzit si në mjegull; se ata, ashtu si unë, identifikuan ushqimin duke e nuhatur atë dhe ndjenin rrobat e tyre kur visheshin”.
“Me kalimin e viteve, ju ndjeheni si mashtrues në një botë me shikime, por është tepër vonë për t’u thënë njerëzve që jeni të verbër”.
“Por kisha frikë nga skepticizmi. Shumë njerëz mendojnë se të verbrit shohin vetëm errësirë, por 90 për qind prej nesh kanë një perceptim të dritës”.
“Kishte edhe siklet. A do të më trajtonin njerëzit ndryshe? A do të ishin ofenduar që nuk u kisha thënë? Ajo që kisha frikë më së shumti ishte keqardhja e tyre”.
Megjithatë, ka shumë për tu admiruar për Zenan: aftësinë e saj, energjinë e saj; mënyrën mahnitëse me të cilin ajo përshkruan gjendjen e saj dhe humorin e mirë me të cilin e kapërcen atë.
Madje, nëse e takon atë – një grua e gjatë me një lumë me flokë të errët dhe me një mënyrë të ngrohtë – do të harronit se ajo është e verbër. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Premtoi dhe e realizoi, administrata Trump publikon dokumentet sekrete të vrasjes së John Kennedy

Vazhdimi i grusht-shtetit në Bosnje: Ligjet e reja për policinë kufitare të Republikës Serbe

Zelensky: Putin hoqi dorë nga propozimi i armëpushimit të plotë dhe sulmoi infrastrukturën civile

Autoritetet turke arrestojnë kryebashkiakun e Stambollit, rivali kryesor i Erdoganit

Zelensky: Putin hoqi dorë nga propozimi i armëpushimit të plotë dhe sulmoi infrastrukturën civile

A mund të bëhet BE-ja superfuqi ushtarake?

Zelensky reagon pas telefonatës Trump-Putin

Çfarë duhet të dini për bisedën telefonike Trump-Putin?

Pse Izraeli e bombardoi sërish Gazën dhe çfarë do të ndodhë me armëpushimin?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Veliu: Abdixhiku e shkeli statutin e partisë, "nuk ka qare pa tregu se çka ka me mua, rezultati është dështim"

Canaj: Më pengoi shumë, dëgjova se askush nga familja Jashari nuk ishte në varrimin e babait të Thaçit

Pse Izraeli e bombardoi sërish Gazën dhe çfarë do të ndodhë me armëpushimin?

Courtois është rikthyer te Belgjika, por situata ka dalë jashtë kontrollit: Portieri thotë se nuk e di çfarë flet Casteels

Raportimet e mediave aluduan për dikë tjetër, Xheneta zbulon vet të dashurin e saj të ri me një fotografi nga Dubai?

Real Madridi do ta shes Vinciusin, me një kusht – ka dy emra në listë për ta zëvendësuar brazilianin