LAJMI I FUNDIT:

Për 30 vite u mundua ta kalojë testin e vozitjes, britanikja dridhet, qan e humb vetëdijen kur futet në veturë – madje ka ndërruar shtatë instruktorë

Për 30 vite u mundua ta kalojë testin e vozitjes, britanikja dridhet, qan e humb vetëdijen kur futet në veturë – madje ka ndërruar shtatë instruktorë

Britanikja Isabel Stedman nga frika gjatë vozitjes dridhet, qan dhe humb vetëdijen, pavarësisht që kurrë në jetën e saj nuk e ka pësuar ndonjë aksident trafiku.

Atë e mundon diçka e madhe. Prej 30 viteve tenton të kalojë testin e vozitjes. Por gjatë çdo vozitje, ajo kaplohet nga paniku dhe fillon të dridhet kur është pranë timonit, qanë dhe disa herë ka humbur edhe vetëdijen, transmeton Telegrafi.


Kjo 47-vjeçare, nënë e dy fëmijëve, deri më tani ka shpenzuar dhjetëra mijëra funte për tentimet e dështuara për të kaluar testin e vozitjes. Dëshira e saj jetësore është që vajzën e saj ta dërgojë me veturë në fakultet dhe të vizitojë familjarët që jetojnë larg shtëpisë së saj.

Fobia e saj filloi në vozitjen e parë dhe prej atëherë nuk i është larguar, pavarësisht që kurrë nuk kishte qenë pjesë e ndonjë aksidenti. Ajo në veçanti bëhet nervoz në rreth-rrotullime.

Deri më tani ka ndërruar shtatë instruktorë, që në vozitje shpesh janë detyruar t’ia mbajnë timonin dhe të frenojnë me qëllim që ajo të mos e humb vetëdijen.

Këtë problem ajo është munduar ta zgjedh me hipnozë, por pa ndonjë sukses. Mjekët thonë se nuk e dinë shkakun e fobisë së saj. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Telsa prezanton versionin e përmirësuar të Model 3 Performance

Telsa prezanton versionin e përmirësuar të Model 3 Performance

Auto
U ndalua nga policia për vozitje nën ndikim të alkoolit, burri nga Belgjika lirohet nga akuzat – mjekët konstatuan se trupi i tij prodhon alkool

U ndalua nga policia për vozitje nën ndikim të alkoolit, burri nga Belgjika lirohet nga akuzat – mjekët konstatuan se trupi i tij prodhon alkool

Auto
Zbulohen detaje dhe pamje të Grandland të ri, të lansuar nga Opel

Zbulohen detaje dhe pamje të Grandland të ri, të lansuar nga Opel

Auto
Zbulohen imazhet e Range Rover Electric teksa makina fillon testimin në

Zbulohen imazhet e Range Rover Electric teksa makina fillon testimin në "terrenet e ngrira" të Suedisë

Auto
Laseri, mënyra më e mirë për të larguar ndryshkun nga vetura

Laseri, mënyra më e mirë për të larguar ndryshkun nga vetura

Auto
Hezitoi të paguaj “merimangën” që ta dërgojë Ferrarin në destinacion – pronari ia dha punonjësit të ri – ai e përplasi në tunel

Hezitoi të paguaj “merimangën” që ta dërgojë Ferrarin në destinacion – pronari ia dha punonjësit të ri – ai e përplasi në tunel

Auto
Kalo në kategori