HIB është korporata më e madhe në Kosovë, që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës. Për 10 vjet shtetësi, HIB ka paguar rreth 500 milionë euro në buxhetin e shtetit, ndërsa dobia e përgjithshme ekonomike që HIB ka krijuar në Kosovë është edhe më e madhe sesa shuma direkte që korporata ka paguar në institucionet e tatimit dhe doganës.
Më saktë, që nga fillimi i 2008 e deri më 31 dhjetor të vitit të kaluar shuma që HIB Petrol ka paguar për institucionet e Kosovës (doganë, TVSH, akcizë dhe tatim në fitim) është 487,930,997 milionë euro.
“Ne jemi jashtëzakonisht të lumtur dhe të privilegjuar që në 10 vjetorin e parë të shtetësisë sonë kemi arritur që të kontribuojmë në zhvillimin e gjithëmbarshëm ekonomik të vendit tonë me rreth 500 milionë euro, dhe të cilësohemi si korporata më e madhe në Kosovë për nga kontributi që japim për shtetin. Kjo periudhë ka shënuar një rritje rekorde të korporatës HIB, e cila ka ndikuar pozitivisht edhe në avancimin e mëtejshëm të shtetit të Kosovës. Me rritjen e korporatës HIB janë krijuar edhe mundësi të reja për qytetarët dhe ekonominë e Kosovës” ka thënë Ibrahim Bucaliu, themelues i HIB Petrol.
Përgjatë periudhës 10 vjeçare, kohës kur Kosova ka shpallur Pavarësinë e saj, të njohur ndërkombëtarisht ka arritur që për qindra të punësuar të paguajë paga në vlerë prej rreth 20 milionë euro, ndërsa përgjatë kësaj kohe korporata ka arritur të punësojë më shumë se 1,000 punëtorë, ndërkaq vlerën e aseteve të kompanisë ta çojë në 56 milionë euro.
Kostoja e përafërt që HIB ka paguar gjatë vitit të kaluar për mbi 1000 të punësuarit e saj në korporatë arrin në 4.6 milionë euro. /Telegrafi/
“Me produktet dhe shërbimet tona ne kemi mundësuar që ekonomia e Kosovës të jetë më dinamike dhe e lidhur me tregjet e rajonit dhe të Evropës, ndërsa vlera të cilën ne e krijojmë për vendin ka efekt shumë dimensional, sepse krijon vende të reja të punës, mundësi të reja ekonomike, investime të reja kapitale si dhe mirëqenie të përmirësuar për të gjithë qytetarët e Kosovës” ka theksuar më tej Bucaliu.
Me mbi 500 milionë euro kontribut në ekonominë e Kosovës, HIB Petrol vazhdimisht është radhitur si kompania më e madhe kontribuese për ekonominë e Kosovës, ndërsa para festës së 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, drejtuesit e HIB kanë pranuar mirënjohjen zyrtare nga Presidenti i Republikës së Kosovës, zt. Hashim Thaçi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Çfarë po ndryshon për pensionistët në Gjermani?

Murati i reagon Ramës me një shprehje gjermane: Ai momenti kur ty të vie turp për të bëmat e tjetrit

Loja që po bën të gjithë të marrin pjesë

3P Logistics me çmime bombastike në shërbimet e transportit parcial të mallrave për gjithë Evropën

Subvencione nga qeveria për pompat termike - zgjidhni ECOTEK për ngrohjen e shtëpisë tuaj

Britania e Madhe kërcënohet me ndërprerje të energjisë elektrike

Çmimi i banesës në lagjen Aktash me zbritje – shfrytëzojeni këtë mundësi ID-226

OFROHET ME ZBRITJE – objekti afarist me 600m² po lëshohet me qera ID-124

EXTRA ZBRITJE – Shitet banesa me 91.5 m² në Prishtinë ID-159

Shitet banesa e përshtatshme për familje të vogla, 93.72m² në Prishtinë – mundësitë e pagesës të përshtatshme për gjithsecilin ID-235

Lokacioni ideal, ajri i pastër dhe shtëpia e ëndrrave tuaja – kjo ofertë është e duhura për ty! ID-234

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

Analistët serbë: Sulmi i armatosur në Banjskë debakël i politikës së Beogradit, Serbia u mund dhe u poshtërua

Vdekja e të riut shqiptar në kufirin me Serbinë, reagon familja Muçiqi

Jose Mourinho nuk i la vetëm lojtarët që shkuan të përshëndesnin tifozët e Romës pas humbjes turpëruese

Çfarë lidhje ka Guardiola me liderin e La Ligës, Gironan, klubi që ka më shumë pikë se Man City

Caka: Jam dëshmitar okular se Radoiçiqi i vrau tre shqiptarë në Gjakovë

Gërvalla: Asociacioni ka vdekur për ne dhe ndërkombëtarët